Daily Love Story-Vajzat pranojnë që nuk janë shoqe me njëra-tjetrën! Çfarë deklarojnë për Saimirin?



Daily Love Story-Vajzat pranojnë që nuk janë shoqe me njëra-tjetrën! Çfarë deklarojnë për Saimirin?

18:07 19/01/2021

Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan kanë folur së fundmi për “shoqërinë” që kanë krijuar me njëra-tjetrën.

Xhesi e thotë hapur: Asnjërën nuk e kam shoqe në Love Story

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është shprehur se nuk ka asnjë shoqe në këtë dating show, teksa ka theksuar se ka raporte të mira me të gjitha.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Saimirin, për të cilën ka thënë se janë distancuar.

Pse ke pasur vetëm një takim me Saimirin?

Pas takimit tim, Saimiri pati disa takime me disa nga vajzat e tjera dhe pati më shumë afrimitet me vajzat e tjera. Kaq!

Kam arritur në përfundimin që mbase edhe i është shuar ndjenja. E pres edhe pjesën e eliminimit. Nuk është çështje grinte, është diçka që ose krijohet ose nuk krijohet.

Generda: Vajzat e tjera mund të pëlqejnë ta ndajnë partnerin me shoqen

Generda, ka folur së fundmi për konkurrencën dhe xhelozinë mes saj dhe vajzave të tjera.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është pyetur nëse e ka ndjerë veten të disavantazhuar, teksa e ka mohuar një gjë të tillë.

Më tej ajo ka thënë me nota shakaje se mbase disa vajza në Love Story dëshirojnë ta ndajnë partnerin me shoqen.

Je ndjerë e disavantazhuar?

Unë e kam thënë që në intervistën e parë që kam shumë besim në vetvete dhe kështu që jam konkurrente e fortë.

Jo sepse unë pata mundësinë ta shoh Saimirin nga shtëpia dhe karakterin ia njeh edhe nga televizori. Të këqija nuk kam parë tek Saimiri sepse nuk më ka dhënë shkak që të mendoj që është sjellë keq, kurse për të mirat…shumë djalë i respektuar, i edukuar, më pëlqen pozitiviteti dhe ngrohtësia e syve të tij.

“Ik o ma se s’më intereson”, Redona rrëfen përshtypjen e parë për Saimirin

Redona, një nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, ka treguar së fundmi për përshtypjen që i ka dhënë Saimiri kur e ka parë në fillim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 22-vjeçarja ka rrëfyer se kur e ëma i tregoi foton e Saimirit, ishte në nxitim për punë dhe nuk i interesoi.

Më tej, Redona shprehet se u bë kurioze dhe vendosi të ndiqte dy puntata të spektaklit për të parë sjelljen e tij, ku më pas u bind që të bëhej pjesë e garës.

“Kur pashë atë foton që ma tregoi mami, thashë ‘ik o ma se s’më intereson mua ai’. Në përshtypje të parë, duke ikur edhe për punë nuk e kisha fare mendjen. Pastaj i pashë profilin, u kuriozova pak dhe nga aty filloi e gjitha.

“Kam zbuluar…”, Çfarë deklaroi Enxhëll para se të veteliminohej

Enxhëll vendosi të tërhiqej nga spektakli Love Story në TV Klan, në javën e 10-të, teksa u shpreh se nuk mund të vazhdonte më.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.

Kam shumë peshë nga vetja ime, persona të familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, theksoi ajo pasi deklaroi veteliminimin.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, para nisjes së spektaklit, ajo është pyetur për eliminimin, teksa ka preferuar të mos thotë emra./tvklan.al






Të ngjashme