Një nga konkurrentet e reja të spektaklit Love Story në TV Klan, Redona, ka folur së fundmi për emocionet e natës së 11-të para se të ngjitej në skenë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar momentet më të bukura dhe më të sikletshme që ka kaluar në këtë romancë live.

“S’kam nerva të merrem”, Redona tregon për konfliktet mes vajzave

Më tej, Redona ka folur edhe për marrëdhënien që ka me vajzat e tjera të kastit.

Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?

Momenti më i bukur ishte kur pashë Saimirin për herë të parë dhe takimet që kam pasur me të.

Si kanë qenë momentet me vajzat?

Mirë deri tani, nuk kemi pasur konflikte edhe unë s’kam nerva të merrem me konflikte.

Momenti më i sikletshëm gjatë rrugëtimit në Love Story?

Momenti më i sikletshëm ishte kur zbrita nga shkallët herën e parë, po shpresoja mos bija.

Generda rrëfen se çfarë i ka thënë Saimiri veçmas

Generda është një nga konkurrentet më të përfolura të spektaklit Love Story, për afrimitetin me Saimirin.

Madje në media ishte aluduar për një lidhje mes tyre jashtë emisionit, gjë që u mohua në studio nga të dy.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka rrëfyer edhe për fjalën më romantike që Saimiri i ka thënë asaj veçmas.

“Më kanë mbyllur Instagramin”, çfarë deklaroi Suela para eliminimit

Suela ishte vajza e eliminuar për natën e 11-të të spektaklit Love Story, ku edhe pse pati disa takime me Saimirin, nuk mundi ta merrte trëndafilin e rradhës.

Në një intervistë para se të ngjitej në skenë , Suela është shprehur për programin “Daily Love Story”, se nuk është në humor pasi i kanë mbyllur Instagramin.

Ajo gjithashtu ka treguar për momentet më të bukura dhe më të sikletshme në spektakël.

Si ndihesh në këtë javë të 11-të?

Njësoj si gjithë javët e tjera. E di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe e di se çfarë do të ndodhi. Do iluminohemi sot gjatë natës. Ma kanë mbyllur instagramin…

Ditëlindje në punë, si e uruan vajzat autoren e spektaklit Love Story

Autorja e spektaklit Love Story, Ilda Lumani, është surprizuar nga vajzat konkurrente, teksa ka festuar ditëlindjen në natën e 11-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka folur edhe për ecurinë e kësaj romance live, ku ka theksuar se surprizat dhe emocionet nuk mungojnë asnjëherë.

Më tej, Ilda ka treguar edhe rrjedhshmërinë e karrierës së saj, ndërsa është shprehur se 2020-ta për të ka qenë një vit i mbarë, me punë, dhe për këtë ndihet mirnjohëse.

Si ndihesh në natën e 11-të të spektaklit?

Ndihem e emocionuar sepse kur vjen momenti që nis spektakli gjërat janë vendosur se çfarë do të ketë, por përsëri ka surpriza. Momenti i trëndafilave nuk është emocion vetëm për vajzat, është edhe për ne. Jemi lidhur kaq shumë me vajzat në këto javë dhe mërzitemi sa herë që ikën një vajzë./tvklan.al