Puntata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan, përveç takimeve romantike të Saimirit me tre nga vajzat, u shoqërua edhe me të papritura.

Valentina u tërhoq nga emisioni, duke deklaruar se nuk përshtatet me 33-vjeçarin.

Vajzat e Love Story flasin për tërheqjen e Valentinës nga spektakli

“Unë nuk ndihem mirë kur shikoj që Saimiri puth vajza të tjera sepse e shoh si një mungesë respekti ndaj meje. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, u shpreh ajo gjatë transmetimit live të natës së tetë.

Ndërkohë, ky largim i saj i ka habitur edhe konkurrentet e tjera, të cilat në një intervistë për programin “Daily Love Story”, kanë dhenë komentet e tyre për Valentinën.

Suela: Zgjedhja që bëri Valentina, nuk e di, më erdhi keq por nga njëra anë më mirë që iku se na la ne të tjerave rrugën të hapur.

Generda: Nëse kështu e ka ndjerë, ka bërë zgjedhjen e duhur sepse folëm për respekt dhe sinqeritet. Nuk patëm shumë mundësi ta njihnim njëra-tjetrën, por me aq sa arritëm mu duk shumë vajzë e mirë dhe e sjellshme.

Xhesi: Largimi i Valentinës na surprizoi të gjithve. Më erdhi e papritur, takimi mu duk se kishte shkuar mirë por ka qenë ndjesia që ajo ka pasur brenda. I uroj shumë fat!

Redona: Nuk e prisja fare. Më vjen keq, për mua nuk ka qenë një konkurrente e fortë sepse shikoj vetëm veten time. Ishim mësuar edhe me atë, më erdhi keq.

Arjana: Nuk e prisja! Kam mbetur e shokuar. Unë e kam simpatizuar shumë Valentinën dhe e konsideroja shumë femër të fortë. Vendimi që mori nuk mu duk i drejtë sepse duhet të luftonte. Por nëse ajo ndihet e lumtur i uroj fat.

Çfarë deklaroi Valentina pas largimit, mesazhi që kishte për Saimirin

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Valentina ka folur pak më shumë për arsyet e tërheqjes së saj.

“Kam menduar mirë para se të bëj këtë zgjedhje dhe duke parë disa gjëra, është më mirë që të tërhiqem. Jam shumë mirë me zgjedhjen time.

Ky është vendimi im dhe kaq. Thashë, nuk përshtatem me Saimirin në karakter dhe nuk ka sens që unë të vazhdoj të rri këtu nëse unë nuk ndjej asnjë gjë. Nëse unë nuk kam pasur atë shkëndijë me Saimirin, nuk ndihem e motivuar që të rri këtu”, u shpreh ajo pas përfundimit të spektaklit.

Më tej ajo tha se takimi mes saj dhe Saimirit shkoi shumë mirë dhe se nuk do ta harrojë.

“Takimi ishte shumë i bukur, ia kaluam shumë mirë, ishte i veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë. Çdo gjë shkoi shumë mirë”, deklaroi Valentina.

Më tej bukuroshja përmendi edhe produksionin, duke thënë se kjo ka qenë një skperiencë e bukur për të. Gjithashtu, ajo ka dhënë edhe një mesazh për Saimirin.

“Do jetë një eksperiencë që do e kujtoj gjithmonë. Jam kënaqur, kam njohur vajza shumë të mira, produksioni është shumë i mirë dhe njerëzit që punojnë këtu gjithashtu.

Jam e lumtur që kam bërë këtë rrugëtim. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur”, u shpreh Valentina.

Meri hapet me Arianën: Im atë ishte shtysa që erdha në Love Story

Meri dhe Ariana, dy konkurrentet e spektaklit Love Story në Tv Klan, janë rrëfyer në një intervistë dyshe, ku i janë drejtuar njëra-tjetrës me disa pyetje shumë interesante.

Ato kanë zbuluar në programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, pak më shumë rreth vetes dhe detajeve që publiku nuk i dinte për to.

Ariana e ka pyetur Merin se përse zgjodhi ta gjente dashurinë në Love Story, duke qenë se ajo është edhe shumë e re në moshë.

Ndërkohë, bukuroshja nga Elbasani është prekur, teksa ka rrëfyer se një shtysë për këtë emision ka qenë edhe i ati i saj, i cili e kishte pëlqyer Saimirin për Merin.

Ariana: Pse ke ardhur në këtë lloj programi për të gjetur dashurinë e jetës, sidomos në këtë moshë?

Meri: Në rradhë të parë kam ardhur këtu për të njohur vetën, ta sfidoj sepse e shoh si një sfidë. Gjithashtu, pata një shtysë nga im atë për të ardhur këtu pasi ai e pëlqeu Saimirin dhe si çdo prind që do të shohë fëmijën të lumtur, mendoi që unë do të gjeja lumturinë këtu, por do ia lëmë kohës.

Ariana, mendimi i parë që ke pasur për mua?

Ariana: Mendimi i parë që kam pasur për ty nuk ka qenë i keq, por edhe i mirë jo, sepse kur të kam parë për herë të parë, kemi qenë gjysma e vajzave kur po bënim prezantimet dhe ti ke ardhur e fundit. Ne kemi qenë të gjitha duke bërë humor dhe ti ke ardhur dhe u ule në një tavolinë tjetër.

Kur vjen dikush dhe e gjen tavolinën shtruar, flet…si je…Kjo thashë qenka mendjemadhe. Por me kalimin e kohës kam simpati, je e urtë e butë, pozitive.

Meri: Në takimin e parë, duke qenë se jam pak e ndrojtur nuk e pata atë guximin të afrohesha sepse ju pashë aty të gjithave sikur njiheshit dhe kur erdha aty se si mu duk. Nuk e dija si do reagonit ju.

Ariana: Çfarë do ishte diçka që do të të linte ty të lije emisionin?

Meri: Nëse dikush do të shkelte dinjitetin tim. Kur dikush do të prekte pikën time të dobët.

Pse qëndron kaq e egër në fytyrë? Më ndodh shpesh të të shoh si e nervozuar, si me nerva…

Ariana: Nuk je e para që ma thua këtë gjë. Nuk është se kam diçka me ty apo me vajzat e tjera. Unë jam shumë e dashur, por pjesën e seriozitetit e kam në fillim. Por kur më njohin ndryshojnë mendim.

Meri, çfarë është dashuria për ty?

Meri: Dashuria për mua është gjithçka, pa dashurinë jeta do të ishte e zymtë.

Çfarë të pëlqen dhe nuk të pëlqen tek unë?

Ariana: Më pëlqen që je një vajzë e qeshur, e dashur dhe ke një stil të veçantë. Çfarë nuk më pëlqen është që i’u beson shumë njerëzve. Kam dashur që në fillim t’i flisja Merit për disa gjëra por nuk kam pasur afrimitetin dhe kur pimë kafe, i thashë që nuk duhet të jesh aq e afrueshme dhe t’u besosh njerëzve.

Meri: Ariana, mendon se unë shkoj me Saimirin?

Ariana: Nuk është se ti nuk shkon me Saimirin, por unë shkoj më shumë./tvklan.al