Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Xhesi dhe Redona, janë argëtuar me njëra-tjetrën, teksa kanë bërë edhe gara sportive.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, vajzat kanë folur edhe për eliminimet.

https://www.youtube.com/watch?v=6ijVVXBgFeY

Xhesi flet për eliminimet: S’duam të derdhim lot para gjithë shqiptarëve!

Xhesi është shprehur ndër të tjera që mërzitja përjetohet nga brenda por për shkak të dinjitetit vajzat nuk duan të derdhin lot para publikut.

Sa përqind është Love Story me inat për të shkuar deri në fund?

Redona: Kjo është në kontekst shumë ndryshe…

Xhesi: Nuk të lë zemra të kesh çështje inati, se do s’do përfshihesh. Ndoshta në fillim ngaqë nuk ishim të përfshira ishte pak ajo egoja mes gocave, por në këto momente nuk mendoj se ndonjëra nga ne e ka më.

“I kam gjunjët me shenja”, Redona dhe Xhesi tregojnë prapësirat e fëmijërisë

Redona: Jo, nuk shkoj në palestër, por kur më teket shkoj. Kur kam qenë e vogël kam qenë shumë hiperaktive. Trupin që kam, e kam vetëm nga gjenetika, kam një metabolizëm të shpejtë.

Unë jam dërrmuar nga gjunjët dhe i kam akoma shenjat. Vritesha në çdo gjë që bëja, nuk ikja në shtëpi pa shenja.

Xhesi: Do gënjeja po të thoja që jam. As e vogël nuk kam qenë. Shkoj ndonjëherë në palestër, për not, por kaq. Unë kam qenë nga ato fëmijët që luaja vetëm me kukulla, lexoja libra, kam pasur një fëmijëri të qetë. Nuk kam qenë shumë e shkathët.

Mbaj mend njëherë, kemi pasur një raft në dhomën e gjumit, një nga ato raftet e vjetra. Mund të kem qenë 5-6 vjeçe dhe ngjitesha sepse lart vinte mami ëmbëlsira.

Xhesi rrëfen çfarë nuk i pëlqen tek Saimiri

Çfarë s’të pëlqen tek Saimiri?

Xhesi: E kam thënë pak a shumë. Ndonjëherë më duket sikur nuk është shumë i ngrohtë me mua. Ndoshta këtë do doja ta kishte ndryshe.

Mendoj se është për shkak se edhe unë jam natyrë e ngurtë dhe nuk i’a lejoj atë hapësirën, por këtë do të doja të ndryshoja. Pavarësisht se kohët e fundit kemi bërë përparime.

Redona: Do bëj sfidën sepse do i’a them vetë Saimirit. S’kam pse i’a them Xhesit.

Redona: Kur zgjohem, shoh fotot e Saimirit…

Sa të lidhura jeni me teknologjinë?

Xhesi: Jemi goxha, besoj se çdo person. Do doja mos të isha aq shumë, e gjej vetëm ndonjëherë duke parë budalliqe në internet…I bëj stalking Saimirit.

Redona: Mund të punoj me kompjuter, telefon, janë të rëndësishme për mua, por nuk jam e varur. Mund të shkëputem.

Në Instagram shikoj inspirime për veshjet, shprehje. Kur zgjohem, shoh ndonjë foto të Saimirit. Ngaqë e mendoj shikoj fotot e Saimirit./tvklan.al