Françeska ka ardhur nga Italia për t’u bërë një mesazh prindërve të saj Ndue dhe Drane. Ata kanë patur një jetë të vështirë e me plot sfida ndaj vajza vjen me një kërkesë konkrete për ta. Françeska është krenare për sakrificat e prindërve të saj Ndue dhe Drane por sot u kërkon atyre që të shohin drejt së ardhmes, pa harruar të kaluarën.

Lindita është martuar 16 vjeçe dhe ka një peng kundrejt mamasë së saj Shemes. Për çfarë bëhet fjalë? Çdo moment i kaluar pranë njerëzve të zemrës i shton jetës kujtime të paharruara. Për gjithë vitet larg saj, sfidat e vështira që ka përballuar, Lindita i fali sot mami Shemes një moment vlerësimi e lumturie, atë që çdo prind i mirë e meriton.

Joan, Amelia,Stivi, Isla dhe Suhejl janë 5 fëmijët që garojnë në javën e parë të fazës së dytë të Power Kidz. Rubrika të reja janë përgatitur sot për ta, ku vihet në provë inteligjenca, fantazia, fjalori i tyre sigurisht nën presionin e kohës së shpejtë që fëmijët duhet të përgjigjen. Rubrika e fundit do të jetë ajo e imitimeve, ku të vegjëlit e Power Kidz do të “sfidojnë” BIG-ët e Kënga Magjike …Do të ketë edhe duete. Ndaj, të mëdhenj e të vegjël, sy e veshë te Power Kidz.



Pas përballjes në javën e kaluar me bashkëshortin aktual Altinin, sot përballë Danielës ka ardhur ish bashkëshorti Fabiani. Ky i fundit pretendon se kundrejt tij janë thënë shpifje nga ana e Danielës.

Sipas tij, ajo nuk e lejon që të takohet rregullisht me djalin 4 vjeçar, nuk i kryen vizitat shëndetësore që i ka të nevojshme dhe mbi të gjitha ndikon tek marrdhënia babë e bir.

Ai ka ardhur i vendosur për të arritur një marrëveshje por a do i pranojë Daniela kushtet e tij? Në studio ndodhet bashkëshorti aktual i Danielës dhe mamaja e Fabianit për të mbështetur palët respektive.
A do arrijë kjo seancë ndërmjetësimi të zbusë “luftën” mes ish bashkëshortëve për kujdestarinë e djalit?


Një nga formatet më të ndjekura që i mban të gjithë mbërthyer para ekranit është “Të Panjohurit”. 

Sot përveç identiteteve interesante, kemi edhe një konkurrente po aq interesante. Era Muça, e cila ka përfunduar studimet në degën Italisht dhe Anglisht dhe punon si konsulente në një kompani të huaj; dikur stjuardesë në kroçera.

Si do të shkojë  aventura e saj me 8 të panjohurit…Le të njihemi me të!