Fillimin e programit tonë në këtë sezon ia kemi dedikuar familjes, personazheve publikë shqiptarë, në rubrikën “Gjysma Ime”. Secili prej nesh ka historinë e vet të dashurisë, e cila për çdo çift është e veçantë. Që nga momentet e para të njohjes, propozimi, martesa, momentet e bukura dhe sfidat me të cilat jeta na përball. Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste; deputet, Sekretar i Përgjithshëm dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së është sot në studion tonë për të na njohur me gjysmën e tij më të mirë. Taulant Balla & Iris Pekmezi. Si asnjëherë më parë, çifti rrëfen me detaje për momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.

Kur drekojmë apo darkojmë në restorante shqetësohemi për kaloritë që mund të marrim nëpërmjet ushqimit. Si duhet t’i ruajmë balancat kur ushqehemi jashtë shtëpisë?

Esma është një bekim për tezen Huma por mbi të gjitha për mbesën 5 vjeçe. Nënën nuk e zëvendëson askush fizikisht por dashuria është e pakursyer për Dilarën e vogël. Duhet vetëm kurajo!

Prej 20 vitesh Brunilda jeton në Amerikë. Sot ka ardhur enkas në program për një mesazh për mamin dhe një kërkesë për tezen.

7 vite më parë, Klitoni i ka dhënë Hairit, gjyshit të nuses, 10 mijë euro për një tokë. Gjyshi e dinte mirë që ajo tokë ishte me probleme pronësie dhe nuk i thotë asgjë dhëndrrit të mbesës. Prej kaq vitesh, ai nuk pranon as t’i rikthejë paratë ndërsa “fati” i pronës tashmë varet nga gjykata. Përveç kësaj ka hequr dorë edhe nga ndjekja e gjyqeve dhe Klitoni ndihet i pashpresë. A do arrijë t’a bindë ai gjyshin e nuses për të marrë paratë ose pronën? Ku i ka çuar 10 mijë eurot Hairi? Debati është i ashpër!

Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, do jenë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro. Konkurrentja jonë sot është Dorjana Xhaferaj, ka studiuar për Shkenca Politike dhe është profesoreshë në një universitet privat. Sa do të arrijë Dorjana të zbulojë identitetet e të panjohurve tanë…?