Redina dhe Gareldina ishin shumë të vogla kur babai i tyre u nda aksidentalisht nga jeta. Mami Fitorja sakrifikoi gjithçka që të rriste dy vajzat dhe djalin e mbetur jetim. Sot fëmijët e ndiejnë detyrim moral që t’i kthejnë një “borxh” nënës së tyre.

Fitorja shiti unazën e martesës për të ushqyer fëmijët dhe ata sot simbolikisht i’a rikthyen atë në shenjë mirënjohje dhe premtimi se do jenë gjithmonë të lidhur bashkë për të përballuar çdo vështirësi

Xhesika dhe 8 nipër e mbesa të tjerë, kanë ardhur për t’i bërë një surprizë gjyshes së tyre të dashur. Ajo që do e gëzonte së tepërmi nënë Rufijen është premtimi që ata kanë vendosur t’i bëjnë publikisht.

Gjyshe Rufija nuk ështe vetëm simboli i dashurisë dhe bashkimit në familje por një “institucion” që meriton respekt. Nipërit e mbesat i premtuan sot se atë frymë uniteti që ka përcjellë gjithë këto vite, ata do e trashëgojnë më tej tek brezat e ardhshëm.

Është momenti i botës së bukur të fëmijëve, shpalosur në formatin Power Kidz. Sot është java e dytë e fazës së dytë dhe fëmijët që garojnë sot janë: Dioralda, Deniz, Luna, Ferbian dhe Marina.“Quiz i Ëmbëlsisë”, “Fjalori im”, “Ka një mesazh për”, “Tregimi im” dhe “Ueee sa më ngjan!” janë rubrikat e kësaj faze. Fëmijët tashmë janë gati, provojini edhe ju në shtëpi me fëmijët tuaj lojrat e Power Kidz.

Shpesh na ndodh që ne të rriturit të bëhemi fëmijë, por kur fëmijët imitojnë të rriturit, nuk ka fjalë t`i përshkruajë. Të gjithë fëmijët e kësaj faze të Power Kidz, në rubrikën “Ueee sa më ngjan!” imituan këngëtarët e “Kënga Magjike”, duke sjellë performanca mjaft origjinale. Dioralda – Arilena Ara Ferbian – Valon Shehu Marina – Manjola Nallabni Luna – Rozana Radi Deniz – Alban Skënderaj

Sipas formulës së Power Kidz, edhe në këtë fazë nga 5 fëmijë kualifikohen 4 pre tyre. Për në fazën e ardhshme u kualifikuan Dioralda, Deniz, Ferbian dhe Marina.

Në ‘Kujdes shëndetin” sot do flasim për kirurgjinë e kraharorit. Veçanërisht do fokusohemi tek një nga sëmundjet që është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë, siç është kanceri i mushkërive. Cilat janë shkaqet, simptomat dhe cilat janë risitë në teknologjinë mjekësore që ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundjeje? Nga Liv Hospital në Turqi, vjen prof.dr. Ali Yeğin Su nëpërmjet përfaqësueses së këtij rrjeti spitalor për Shqipërinë, zonja Alketa Brahushaj.

50 vite martesë, me sfida e sakrifica të shumta por që problemet nuk paskan të mbaruar për Tufanen e Kaçandonin. Shkak është bërë një pronë ku Kaçandoni është trashëgimtar me shumë të tjerë nga ana e nënës së tij. Ai ka përfituar dy apartamente dhe në kohën kur ka dashur të zhvendoset me familjen e tij në banesën e re, ka vërejtur se bravat ishin ndërruar nga daja i tij. Kjo ka sjellë konflikt mes çiftit sepse Tufania e quan bashkëshortin të pazot që të marrë pjesën që i takon. Përveç kësaj, i ka kërkuar që të mos kthehet në shtëpi pa e zgjidhur përfundimisht këtë çështje. A do arrihet një mirëkuptim mes palëve nga kjo seancë ndërmjetësimi?

Blerina Guga është konkurrentja që luan sot në gjetjen e identiteve në lojën “Të Panjohurit”. Blerina ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë, dega Biznes. Por sa do të mund të fitojë sot konkurrentja jonë? 8 identitete dhe e afërmja misterioze i japin mundësinë që të fitojë 20 mijë euro. Ju zakonisht sa fitoni duke luajtur nga shtëpia?

Nga 1000 euro në 500 euro! Ky ishte bilanci i fitores në formatin “Të Panjohurit” për konkurrenten Blerina Guga. Mes Dajnës dhe Danjës, e afërmja misterioze Enkelejda ishte mamaja e Dajnës, e cila bëri që Blerina të fitonte 500 euro në total në fundin e lojës.Nga i panjohuri i njohur, Ermal Peçi mësuam se pas Covid-it ai ka zbuluar se i bën alergji veza.