Sakrifica më e madhe e Gjylametit për bashkëshortin: I ati u mërzit dhe unë ndryshova mbiemrin…

Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë deputetja e Ps-së Blerina Gjylameti së bashku me gjysmën e saj më të mirë, bashkëshortin. Si rrallë herë ata kanë folur për lidhjen e tyre, dashurinë 25-vjeçare dhe shumë aspekte të tjera private dhe profesionale. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se cila është sakrifica më e madhe që ajo ka bërë për Kostën, Blerina shprehet se ndërrimi i mbiemrit.

Ardit Gjebrea: Kosta cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për Blerinën?

Kosta: Që jam sot këtu.

Ardit Gjebrea: Ti nuk ke dalë asnjëherë, nuk ke qenë në ndonjë program televiziv?

Kosta:  Ja ku jam sot.  

Blerina Gjylameti: Jo para dritave, është pas kuintave dhe jo nën ndriçimin e skenës.

Ardit Gjebrea: Po ti Blerin cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për Kostën?

Blerina Gjylameti: Ndryshimi i mbiemrit. Unë e kam menduar gjithmonë shumë parimisht që ndryshimi i mbiemrit të bën të mos ekzistosh më, pra deri në momentin që ne u celebruam, kisha një mbiemër tjetër dhe mendoja se nuk do të ekzistoja më, ishte mbiemri Maçolli kështu që e kisha vendosur që nuk do e ndryshoja dhe e ndryshova më pas. Ishte momenti që pyesin kë mbiemër do marrësh dhe që në atë moment thashë mbiemrin tim.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri Kosta?

Blerina Gjylameti: Nuk bëri asnjë gjë, por babai i Kostës u ndje pak keq sepse mua më kanë konsideruar si një vajzë dhe me zor prisnin që familja e tyre të shtohej me një vajzë tjetër, por unë e kisha në parim jo ndryshimin e mbiemrit. Pasi e pashë që u mërzitën shumë dhe më pas Kosta më kërkoi që unë të shkoja drejt atij dhe të merrja këtë vendim të ndryshimit të mbiemrit dhe e ndryshova të nesërmen. 

Bashkëshorti i deputetes së PS-së: Është e vështirë të shohësh vrer e të cenohet morali i një gruaje në politikë

ë ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë deputetja e njohur e PS-së Blerina Gjylameti dhe bashkëshorti i saj Kosta, të cilët kanë bërë një intervistë ndryshe. Kosta ka treguar se është hera e parë që ai del para kamerave dhe këtë sakrificë e ka bërë vetëm për Blerinën.  I pyetur nga Ardit Gjebrea se çfarë kosto ka për familjen, përfshirja e gruas në politikë, ai shprehet se është shumë e vështirë që të shohësh aq shumë vrer dhe të cenohet morali i një gruaje në politikë.

Ardit Gjebrea: Pak më parë fole për sportin e vështirë të politikës sidomos kur është grua, çfarë kosto ka për një familje përfshirja e gruas në politikë?

KostaUnë nuk dua ta them në mentalitetin shqiptar se është fjalë shumë e madhe, por për një femër, të paktën për Blerinën, koleget e Blerinës nga cila do forcë politike, është e vështirë për një familjar të shohë aq shumë vrer, aq shumë komente dhe të cenohen ato limite që të paktën për pjesën morale janë shumë të rëndësishme për njerëzit.

Blerina Gjylameti: Shpesh herë për gratë në politikë edhe pse kanë ndryshuar shumë, së paku nga momenti që unë jam pjesë e politikës aktive, por edhe më parë ka ndryshuar shumë. Ajo që është e rëndë, është fakti që harrohet që një grua është bashkëshorte, është nënë, është vajzë dhe tek fyen një grua, ke fyer të gjithë ata që të rrethojnë dhe kjo është shumë e rëndë. Besoj që edhe teknologjia na i ka bërë të mundur që shpesh herë t’i shprehim gjërat pa marrë parasysh se si ndikon kjo tek jeta e dikujt. Unë besoj se me ndryshimin e mentalitetit, do ndryshojnë dhe shumë elementë dhe mbi të gjitha do ndryshojë edhe mënyra se si e shohim politikën.

Humbi motrën dhe vëllain brenda 1 viti, flet për herë të parë Blerina Gjylameti: M’u përmbys bota

Deputetja e Ps-së Blerina Gjylameti gjatë një intervistë me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka folur për herë të parë për një moment tepër të vështirë të jetës së saj. Brenda një harku kohor prej një viti ajo humbi motrën dhe vëllain e saj, dy tragjedi njëra pas tjetrës, që për deputeten ishte periudha më e keqe e jetës së saj.

Ardit Gjebrea: Për fat të keq edhe ti ke përjetuar momente të vështira në jetë. Në harkun kohor të një viti ti ke humbur dhe vëllain dhe motrën, si ka ndikuar kjo tek ty?

Blerina Gjylameti: Sa herë që humb një jetë, kur është larg fillon dhe reflekton, kur të ndodhë tek njerëzit e tu të dashur, njerëz të cilët në rastin e motrës unë e kam pasur larg si çdo familje shqiptare që janë të shpërndara kudo në botë. Ndodhi një humbje jete në një kohë shumë të shkurtër, kur unë e rigjeta tek rinim afër, kur ndërkohë që humbi jetën, e njëjta gjë me vëllain.

Ardit Gjebrea: Motra jetonte në Greqi?

Blerina Gjylameti: Jetonte në Greqi, ka dy djem të mrekullueshëm, Anxhelo dhe Oresti dhe në një periudhë shumë të shkurtër ajo humbi jetën nga një sëmundje e pashërueshme. Duke qenë një fizik i fortë, nuk kishte kuptuar se çfarë po ndodhte me të. Ndërkohë me tim vëlla ndodhi e njëjta gjë, ndodhi në një periudhë shumë të shkurtër, në 45-vjetorin e lindjes së saj, ku ai humbi jetën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vëllai?

Blerina Gjylameti: Vëllai ishte 37 vjeç dhe me vëllain unë kam patur një lidhje shumë të fortë, e kam patur si djalin tim më shumë se sa vëlla. Jam kujdesur për të pafund, ka qenë i vogli, unë kam qenë vajza e tretë. Për mua dhe për Kostën ai ka qenë krahu i djathtë në çdo gjë dhe ndërkohë edhe ne për të e njëjta gjë. Kur ndodhi ajo gjë me tim vëlla, realisht mua mu përmbys bota, me motrën unë e gjeta forcën sepse duke menduar që duhet të isha e fortë për fëmijët e saj dhe për faktin që do bëhesha nënë unë për ta, sidomos për Orestin që ishte në një moment shumë të vështirë dhe ishte adoleshent. Kur ndodhi ajo me tim vëlla mua mu përmbys bota.

Nuk dija ku të kapesha për të ecur përpara, por në anën tjetër unë jam natyrë e fortë dhe gjithmonë kam menduar se duhet të jesh i fortë. Nëse më përpara kisha përkushtim edhe në disa gjëra që më dukeshin dytësore, por ndërkohë që përkushtimin e kisha njësoj, tashmë kam filluar të shikoj çdo moment të ditës se si mund ta kaloj me njerëzit që dua dhe më duan sepse në fund e kupton që jeta është kaq shumë e shkurtër dhe momentet që mund të kalosh me të, mund të të mungojnë një ditë. 

Bashkëshorti i Gjylametit tregon si u njohën: Urreheshim në fillim, unë flisja e ngacmoja të gjithë

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti dhe bashkëshorti i saj Kosta, kanë qenë të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ku ka treguar se të dy janë njohur kur ishin vetëm 17 vjeç në gjimnaz rreth viteve ’96-’97. Ata janë njohur që fëmijë sepse jetonin në një lagje, por në fillim Blerinës, Kosta ishte një nga njerëzit që i jepte shumë besdi sepse ka qenë pak arrakat. 

Kosta: E vërteta kështu është, nuk heq gjë.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bëje ti?

Blerina Gjylameti: Ngacmohej.

Kosta: Ishin ato të adoleshencës. Lidhja jonë ka pasur një histori shumë të bukur sepse në fillim urreheshim, nuk kishte ndonjë simpati për mua, unë isha tipi që flisja me të gjitha, ngacmoja të gjithë dhe kur vajta në klasë u futa mes Blerinës dhe një shoqes së Blerinës sepse kisha nevojë për të më ndihmuar për mësimet.

Ardit Gjebrea: A pse Blerina ishte mirë me mësimet?

Kosta: Blerina ishte shumë e mirë.

 Ardit Gjebrea: Po ti?

Kosta: Unë isha më i mirë se Blerina, por jo në mësime.

Ardit Gjebrea: Po shoqja tjetër?

Blerina GjylametiKa qenë Afërdita, është një shoqja ime e fëmijërisë që 3 vjeçe, jemi shoqe, erdhi dhe Kosta dhe u afrua fillimisht me pjesën që ta ndihmonim se edhe pse ka qenë shumë i zgjuar, por angazhohej pak, vullneti i mungonte pakëz, kështu që shfrytëzonte rastin që ishte mes dy vajzave që studionin. Kështu nisi historia jonë, por mua më tërhoqi shumë humori, ka qenë natyrë që bënte humor gjatë gjithë kohës dhe ka batutën gjithmonë gati dhe batutë shpesh herë më bënte për të qeshur, kështu më tërhoqi. Nga ai moment ka nisur historia jonë. Edhe pse kanë kaluar 25 vite, nëse do kthehesha pas në kohë do kisha bërë të njëjtën zgjedhje.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Kosta ishin dy shoqe, pse Blerina dhe jo Afërdita?

Kosta: Është natyrë komplet tjetër personi, Blerina ta kthen përgjigjen, Afërdita jo. Ishte nga ato gocat shumë të mira që i quan në klasë, shumë e urtë, normalisht shumë e zgjuar, por jo tipi im dhe ndoshta për natyrën time që pëlqeja përgjigjen flakë për flakë dhe nuk e di me Blerinën pati një lidhje tjetër. Vazhduam u njohëm edhe më shumë dhe kjo na bëri të afroheshim edhe më shumë.

Pa një vajzë tek tregu i rrobave me të atin, Selimi rrezikon duke e ndjekur deri tek shtëpia dhe e…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqipare është bërë Selimi i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe si është njohur me bashkëshorten që ai ka sot.

Selimi: Kam ftuar nusen time Filloreta. Para 17 vitesh unë humba nënën time dhe në atë kohë unë isha ushtar. Atë moment e përjetova shume keq dhe sjellja ime filloi të mos ishte e rregullt. Fillova të zihesha me njerëzit, s’doja të shihja njerëz me sy, bëja sherre të kota dhe kështu vazhdoi, më ndryshoi komplet si njeri.

Ardit Gjebrea: Por dikush e ndryshoi karakterin tënd përsëri.

SelimiMua më doli një variant për në Itali për 3 muaj, shkova atje punova dhe kur u ktheva ishte momenti që takova një vajzë në Durrës tek tregu i rrobave, e ndoqa nga pas, ajo ishte me babain e saj. Mua më pëlqeu edhe shkova nga mbrapa, e shoqërova deri tek lagjia e vetë derisa i mësova dhe shtëpinë. Ajo më pa dhe më ndiqte me sy. Kur ishte në autobus që po shkonte tek shtëpia, i bëra një shenjë i thashë të pres tek rruga prapë se unë nuk të vij tek shtëpia. Ajo më tha ok por nuk isha e sigurt nëse do dilte. Zbritëm nga autobusi, ajo iku me të atin, e shoqëroi deri në shtëpi dhe pas 10 minutash doli, kemi shkuar tek një kafe aty pranë, kemi biseduar, kemi ndenjur afër 3 orë. I treguam për njëri-tjetrin, ajo mi tregoi të gjitha, por unë jo çdo gjë. Për humbjen e mamasë nuk i tregova, mendova se ishte herët, të shikonim një herë si do vinin punët.

Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe që asaj dite ne vazhduam të flisnim në telefon. Kur e takova atë, vëllai i saj i vogël nga kishte parë bashkë dhe me vrap tek shtëpia i kishte thënë të atit. Kur vajti tek shtëpia i thotë i ati kush ishte ai çun dhe kjo i tha që gënjen ai se është i vogël. Më vonë në darkë i kishte thënë që o babi është e vërtetë, jo se kemi gjë serioze, nuk e di tani të shohim. Ai tha që nëse është gjë serioze të paktën të vijë që ta njoh unë si djalë. Unë i thashë që është shumë herët. Ika sërish në Itali, por s’më zinte vendi thashë do iki të fejohem, s’ka më. Pasi erdha nga Italia, fola me gjyshen time i thashë kam njohur një vajzë do shkojmë t’ja kërkojmë dorën dhe kjo i thotë babait tim dhe gjithë natën kanë qëndruar pa gjumë, si do shkojmë, si do na presin. Shkojmë dhe pa që ishin mbledhur të gjithë dhe aty u çlirua pak se ishte në tension.

Selimi tregon se prindërit ranë dakort me fejesën tonë. Pasi u martuan ai filloi prapë të sillej keq, të zihej me njerëzit, tek puna që ishte nuk rrinte edhe fjala më e vogël që i thoshin, i dukej sikur e ofendonin, por bashkëshortja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e ka mbështetur. Ata janë bërë edhe prindër të 3 fëmijëve.

Selimi rrëfen se para 3 muajsh asaj i ka humbur babai dhe e ka përjetuar shumë keq sepse ishte shumë e lidhur me të. Ai ka marrë një ofertë pune nga burri i motrës së tij për të ikur në Itali, por ajo nuk dëshiron që të rrijë vetëm me 3 fëmijë. Ai vjen sot në studio për t’i thënë që edhe nëse kontrata e punës do i dalë, ai nuk do shkojë, do e anulojë.

Djali për nënën e sëmurë: Që 10 vjeç i gatuante makarona, me rrogën e parë i bleu…

Valentina nga Fieri ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e saj të madh Erionin dhe për ta surprizuar ditën e tij të ditëlindjes. Ajo ka rrëfyer se Erioni është i fejuar dhe shumë shpejt do kalojë në një shtëpi tjetër me nusen, por Valentina nuk e pranon dot këtë fakt sepse ka qenë shumë e lidhur me të që kur ai ishte shumë i vogël.

Valentina: Vij nga Fieri dhe kam dy djem Erionin dhe Orgesin. Orgesi është në shkollë në Maqedoni. Kur ishte Erioni 8 vjeç ne jetonim në Berat,  për një jetë të mirë ne u zhvendosëm në Fier.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë t’i vuaje nga migrena.

Valentina: Është një problem që do kohë të rikuperosh veten. Ai e shikonte që unë vuaja, një ditë më gatuan makarona, ishte 10 vjeç. Pas 3-4 orësh më therët, më thotë mami ka gatuar edhe në ato momente po gëzohesha, por pashë që kishte djegur pak dorën nuk e di se si u ndjeva, edhe në faj. Pastaj filloi shkollën, filloi adoleshenca, im shoq emigroi drejt Greqisë, dhe ai filloi kujdeset më shumë për mua, iu duk sikur po i binte atij pesha më shumë. E futëm në sport të që aktivizohej. Në fund të vitit të parë filloi një punë, si kamarier si të gjithë të rinjtë sot, rrogën e dorëzonte të gjithën në shtëpi dhe mbaj mend që rrogën e parë më ka blere një rrip ortopedik që mos më dhembte mesi sepse unë kisha një rrobaqepësi dhe lodhesha shumë. Mbaroi shkollën e mesme dhe ne nuk kishim kushte për të vazhduar shkollën e lartë dhe na ka ngelur peng e mua dhe tim shoqi.

Ardit Gjebrea: Vijmë pak tek nusja se jam shumë kureshtar, kur e njohu?

Valentina: Ai i kishte filluar ato njohjet e para dhe mua më thotë që kam një shoqe,nuk u shqetësova fare sepse e dija që dinte t’i hidhte mirë hapat. Ishte 18 për 19, ishte shumë i vogël, por duke ditur që në atë moshë dhe duhet një shoqe, e mendova që ky fëmijë nuk do i hedhë kot hapat. Me shaka i thoja Eri nuk jam gati për vjehrrë, por zemra më thoshte që nuk i kishte hedhur hapat e gabuar. U rëndova pak sepse dihet dashuria e nënës dhe djalit, jo se isha xheloze, por…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Erioni?

Valentina: Erioni sot mbush 28-vjeç.

Ardit Gjebrea: Po mirë i madh është për të ikur nga shtëpia.

Valentina: Kam bërë një kompromis me veten time që them se është gati, por unë s’jam gati. Dua t’ja jap bekimin tim që të vazhdojë jetën e tij. Zoti ta bekojë dhe t’i japë një familje të lumtur ashtu siç ka dhe zemrën.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin ajo që të mori djalin?

Valentina: Jetmira. E bekoj dhe atë me gjithë zemër si vajzë.

Ardit Gjebrea: E bëri ndarjen nga trungu familjar.

Valentina: Po me mirëkuptim.

Ardit Gjebrea: Kur e pe atë copën e letrës që të erdhi aty.

Valentina: Jo nuk e kam parë akoma dhe s’do ta shikoj.

Ardit GjebreaJu jetoni akoma në një shtëpi apo jo? Çfarë thotë Erioni?

Valentina: Erioni ka një shprehje që të ma bëjë mua pak më të lehtë ikjen. Më thotë he mami se qiraxhi jam.

Valentina ka ftuar të birin sot në studio për t’u uruar atij të jetë i lumtur me nusen e vetë dhe t’i tregojë se ia jep aprovimin të jetoja në një shtëpi tjetër me bashkëshorten sado të vështirë e ka. 

Punonin të dyja në spital dhe Elsa i dha 5 milion Lekë, Shemsia: Shko merrja burrit të ndjerë në Tufinë

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë të ftuara dy shoqe që dikur kanë punuar në spital dhe kishin një miqësi të bukur. Në vitin 2014 Elsa i dha Shemsies dhe bashkëshortit të saj 5 milion Lekë dhe për vite me radhë nuk u kujtuan t’ja kthenin. Madje ata shitën shtëpinë në Tiranë dhe shkuan të jetonin në Vaqarr pasi ndërtuan një shtëpi private aty. Burri i Shemsies vdiq para një viti e gjysmë dhe ajo nuk e kishte njoftuar Elsën. Elsa i shkon tek shtëpia e vjetër dhe zbulon se janë larguar nga Tirana dhe madje i ka vdekur dhe burri. Ajo shkon në Vaqarr i gjen shtëpinë dy katëshe dhe kur takohen Shemsia i kërkon që të jetojë me të meqë është vetëm. Por konfliktet mes tyre lindën më shumë gjatë bashkëjetesës me njëra-tjetrën.

ShemsiaUnë vij nga Dibra dhe kam 35 vite që jetoj në Tiranë. Jam e martuar dhe kam dy fëmijë. Burri ka një vit e gjysmë që më ka vdekur.

Eni Çobani: Fatkeqësisht, unë kam pasur vetë fatin ta njoh, ka qenë zotëri burrë.

Shemsia: Ne kemi ardhur në 2018 jemi ballafaquar me ty, unë kam jetuar në Allias në pallat, në ’87 kam lindur çunin e madh, pas 4 vitesh kam lindur çunin tjetër. U rritën, burri ka punuar në bashki, unë në spital për 20 vite. Aty jam njohur dhe me Elsën, e kam shoqe. Kjo ka ndenjur tek Oxhaku, unë në Allias, pastaj çuni i vogël u fejua, i madhi iku në Itali. Djali i vogël shkoi tek njerëzit e nuses dhe bleu një tokë në Vaqarr. I thashë burrit ta shesim pallatin dhe e shitëm për hatër të fëmijëve dhe shkuam në fshat. Meqë djali bleu tokën të shkojmë dhe ne ndërtojmë një shtëpi. Arritëm e bëmë një shtëpi, hodhëm 20 milionë themelet për 4-5 kate, nuk funksionoi ashtu siç duhej, bëmë shtëpinë dhe dasmën. Djali dhe nusja kanë qenë pa punë në kohën kur nisëm të ndërtonim shtëpinë. Nisi një konflikt me burrin, ai nuk pranoi ta shiste pallatin, unë doja ta shisja, por ama unë shita një pallat dhe bëra një shtëpi dy katëshe.

Eni Çobani: Tani Elsa çfarë lidhje ka me ju?

Shemsia: Unë martova djalin, ai na ndau, ne ngelëm në kat të dytë.

Elsa: Dëgjo Shemsie, lere historinë e jetës tënde, unë kam ardhur tek ti, jam njohur me kohë dhe tek shtëpia jote vija sa herë pija kafe. Më the Elsa do më ndihmosh? Të thashë po çfarë do? Dua 5 milion Lekë dhe t’i kam dhënë të nesërmen, ka qenë dhe burri.

Shemsia: Burri ka vdekur, shko merri Lekët në Tufinë. Ke deklaratë ti?

Elsa: Unë pata besim tek ti.

Shemsia: Unë kam hallet e mia.

Elsa: Nuk dua të di gjë, unë pata besim tek ty, t’i dhashë e më the që do të t’i jap. Më le kaq vite dhe unë nuk të erdha, kur kam marrë vesh që të ka vdekur burri jot, të kam ardhur tek shtëpia në Allias dhe s’të kam gjetur. Më kanë thënë ka ikur zonja në fshat, në Vaqarr, unë jam nisur për atje dhe të kam gjetur me zor. Gjithë këto vite nuk isha takuar fare me të, kisha shumë besim tek ajo që do m’i japin e iku ky muhabet. U detyrova t’i shkoja tek shtëpia, i rashë derës, më doli kjo, më tha ku je ti? I thashë ku je ti, jo unë. Të ka vdekur burri dhe t’i s’më ke lajmëruar mua?

Elsa tregon se nuk e ka ftuar as kur ka martuar fëmijët dhe nuk e ka njoftuar as kur i vdiq burri, ndërsa Shemsia e cila e konsideronte shoqe dhe i mori 5 milion lekë para shumë vitesh shprehet se nuk kishte pse ta njoftonte sepse nuk ishte e familjes.

Elsa: Turp të kesh, je gënjeshtare, të gjitha të këqijat i ke.

Elsa kërcënon shoqen: Do të të helmoj të vdesësh, nuk më intereson se hyj në burg

Dy shoqe të ngushta kanë ardhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare sepse janë në konflikt me njëra-tjetrën për një borxh të marrë në vitin 2014. Shemsia së bashku me bashkëshortin i kanë marrë 5 milion Lekë Elsës dhe më pas u zhdukën, duke mos ia shlyer këtë borxh. Ata jetonin në Tiranë, më pas u zhvendosën në Vaqarr ku ndërtuan dhe një shtëpi dy katëshe, duke humbur kontaktin me Elsën. 1 vit e gjysmë më parë kur vdiq bashkëshorti i Shemsies, Elsa i gjen shtëpinë në Vaqarr dhe e viziton. Shemsia i thotë që të jetojnë së bashku meqë Elsa rri me qira. Elsa pranoi, por tani kanë nisur konfliktet me jetesën bashkë. Shemsia thotë se Elsa bërtet nëpër shtëpi dhe korridor dhe rri nga 3 orë në tualet nga inati. Do që ta nxjerrë nga shtëpia, por Elsa nuk pranon derisa të marrë lekët mbrapsht.

Eni Çobani: Çfarë ke bërë t’i zonja Elsa tani? E gjetët zonjën, e pastaj çfarë ndodhi?

Elsa: Më tha hajde pi kafe, më pyeti ku jeton, i thashë në Kombinat me qira. Më tha lere dhe hajde tek unë. I thashë mirë dhe shkova të nesërmen tek ajo.

Shemsia thotë se nuk ka ku t’i gjejë lekët, ndërsa Elsa thotë se ku të dojë le t’i gjejë. Gjithashtu Shemsia tregon se nuk e ka emrin në hipotekën e shtëpisë. Në momentin që hipoteka të ketë emrin e saj dhe ta shesë, do ia japë lekët.

Eni Çobani: Zonja Elsa kur ia keni dhënë lekët Shemsies?

Elsa: Në Maj të 2014, pa dokumente se kisha shumë besim, ishte shumë grua e mirë.

Shemsia tregon se ajo ishte në punë kur ia morën lekët dhe do ia paguante, por pësoi aksident me makinë, burri i saj ishte invalid. Dëshiron që ta nxjerrë nga shtëpia sepse nuk e duron dot sepse bërtet nëpër ballkon, ndërsa Elsa thotë që nuk do dalë kurrë nga ajo shtëpi edhe nëse do marrë policinë. Madje gjatë seancës së ndërmjetësimit Elsa e kërcënon i thotë se do e helmojë, të vdesë dhe nuk i intereson se përfundon në burg apo jo nëse s’ia jep lekët. 

3 artistët Big të kësaj jave në “Kënga Magjike”

Lorenc Hasrama, Eva Alikaj & Çlirim Denaj dhe Christos Vamos ishin tre artistët Big që prezantuan këngët e tyre këtë të diel në edicionin e 22 të Kënga Magjike. I pari që u ngjit në skenë ishte Lorenc Hasrama me këngën e titulluar “Pafund”.

Në vitin 2018 në bashkëpunim me Olsi Bylykun ai ishte pjesë e kategorisë New Artist, por vota e këngëtarëve e kategorizoi Hasramën përgjithmonë në kategorinë Big.

Ajo, për herë të parë në një festival. Ai, një rikthim pas 20 vitesh në Kënga Magjike. Bëhet fjalë për artistët Eva Alikaj dhe Çlirim Denaj, të cilët sollën duetin “Mos më provoko”.

Ai është artisti i parë i kategorisë Big International në Kënga Magjike 2021. Vjen nga Greqia dhe bëhet fjalë për Christos Vamos. Ai interpretoi këngën me titull “To Noumero mou”. /tvklan.al