Ish-Kryeministri, Sali Berisha, këtë të premte është ndalur në qytetin e Korçës, ku ka zhvilluar një takim me demokratët. Nga “Foltorja” në këtë qytet, Berisha zbuloi disa detaje nga platforma e tij për rikthimin e PD në pushtet, duke qartësuar se kryetari që humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen.

Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje për hapje të partisë dhe të ftohen të gjithë qytetarët e intelektualet që të bashkohen me PD-në. Po ashtu ish-Kryeministri hodhi idenë se kreu i qeverisë nuk duhet të jetë domosdoshmërisht kryetar i partisë, por të zgjidhet nga anëtarët me votë.

Duhet t’i japim fund kësaj situate, se kush do të jetë deputet, se cili do të jetë këshilltar, do ta vendosni ju me primaret. Jo me negativet, por me pozitivet. Kjo krijon një raport të drejtë të deputetit me zgjedhësit. Mua nëse më zgjidhni ju, unë duhet të vij tek ju dhe unë nëse nuk vij ju do më hiqni. Nuk do të jetë kusht që dhe kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër. Edhe për kryeministër, pas fitoreve të zgjedhjeve do të vendosni ju. Vendimet do të jenë kolegjiale”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha po ashtu e vuri theksin dhe tek primaret, që sipas tij do të kthejnë PD-në në një parti të vlerave.

Në këtë takim përveç deputeteve, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu, ishte dhe Sorina Koti, e cila është zgjedhur si ligjvënëse në vitin 2021. Koti i tha Berishës se demokratët duhet të udhëhiqen drejt një rrugëzgjidhje, pasi me Lulzim Bashën në krye PD sot në një udhëkryq shumë të madh.

Ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një rrugëdalje, një forcë pozitive për të ringritur Partinë Demokratike në pushtetin e saj. Të gjithë ne këtu sot besojnë në atë logo, në Partinë Demokratike. Besojmë në vlerat demokratike, besojmë në vlerat tradicionale dhe në vlerat konservatore. Forca jonë është bashkimi. Partia Demokratike është më e rëndësishme se çdo gjë”, tha deputetja Koti.

Berisha edhe nga Korça u bëri thirrje demokratëve që të plotësojnë formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të merren vendimet e rëndësishme për nxjerrjen e PD nga kriza.

Berisha nga Korça: Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës sime me ju

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot mbush 77 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjen mes demokratëve të Korçës. Në nisje të takimit “Foltorja” në Korçë, Berisha tha se kjo ka qenë ditëlindja e tij më e bukur që ka kaluar.

Ish-kreu i PD tha se Korçka i ka bërë sot një dhuratë që ai kurrë nuk do ta harrojë.

“Së pari dëshiroj me nderimin më të madh para banorëve, qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre në historinë tonë kombëtare, të dijes të pushkës e të mendjes.

Çdo shqiptar ushqen për Korçën admirimin dhe mirënjohjen e pakufijshme. Sot më bëtë dhe mua një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju. Dhe për këtë ju falënderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar, së bashku për një situatë kritike në të cilën ndodhet sot Shqipëria”, tha Berisha.

Berisha: Me këtë qeveri jemi kthyer delja e zezë në Europë

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në takimin e radhës me demokratët në kuadër të nismës “Foltorja” është ndalur në Korçë. Nga Korça, Berisha, ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se tashmë Shqipëria është kthyer delja e zezë në Europë.

Më tej në fjalën e tij, Berisha u shpreh se nëse vijohet me këtë qeverisje do të ketë një bllokim të plotë nga Bashkimi Evropian për sa i përket integrimit.

“Ne në këto 8 vite kemi bërë regres të madh, nda kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Europës, nga kjo qeverisje në Shqipëri sipas raportit të DASH në qendër operacione të organizatave të Europës. Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë për sa i përket korrupsionin. Nga kjo qeverisje qytetarët shqiptarët paguhen 30% më pak se në vitin 2013. Nga kjo qeverisjes 520 mijë shqiptarë u larguan në 5 vitet e fundit nga Shqipëria.

Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon, por 8 vite më parë kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon. Por nga kjo qeverisje ne humbëm yllin tonë polar, që është integrimi në BE. Integrimi Evropian është interes madhor kombëtar, sepse ne e kemi patur shumë të dhimbshme historinë. Kemi jetuar në mjegullnaja të pushtimeve të gjata, por fal rilindësve jemi një komb perëndimor. Ku jemi në 8 vite, po ecim absolutisht drejt bllokimit përfundimtar drejt BE”, u shpreh Berisha.

Berisha: Kjo është një “pupël opozitë”, Basha nuk ndërtoi dot figurën e liderit

Opozitën e Lulzim Bashës, ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron një “pupël opozitë”.

Nga Korça ku mban Foltoren e radhës me demokratët, Sali Berisha u shpreh se për shkak të opozitës së dobët të Bashës, janë larguar nga vendi edhe një pjesë e të rinjve për shkak se nuk shohin të ardhme.

Sipas Berishës, Lulzim Basha nuk arriti dot në gjithë këto vite që të ndërtonte figurën e liderit dhe të krijonte marrëdhënie të duhura me qytetarët.

Në mos suksesin tonë qëndron dhe përgjegjësia jonë. Po pse ky mos sukses? Në qoftë se do ishte një opozitë e fortë, jo një pupël opoizitë, Edi Rama s’mund të bënte kurrë këto që ka bërë. Po pse ikin çdo ditë të rinjtë? Sepse s’kanë besim as tek ai as tek ne, se po të na shihnin ne si forcën e fitores nesër, do prisnin. PD këto vite për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëe. Në vitin 2021, diferencës në vota mes PS dhe PD është qartësisht më e madhe se në vitin 1997.

Votat që ka marrë PD janë 74 mijë vota më pak se në vitin 2013. Pse kjo? Sepse kryetarit aktual nuk i beson më shumë se 19% e atyre që votuan për ne. Ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur, por për fat të keq asnjë marrëdhënie të përshtatshme me ju. Ai ka një raport gjysmë të akullt me njerëzit dhe me qëndrimet.

A ka përgjegjësi Sali Beisha për këtë? Më shumë se të gjithë ju të tjerët këtu. Sepse e njoh më shumë se ju fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmit. Pse unë kam toleruar? Dhe u kërkoj ndjesë për këtë. Ka patur vetëm një shkak, betimin tim që të mos kthehem. Më datën 26 Qershor 2013, unë jam zotuar se largohem pa kthim”, u shpreh Sali Berisha.

Berisha zbulon detaje nga platforma: Duhet hapje e madhe, Kryeministër jo kryetari i partisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Korça ka zbuluar disa detaje nga platforma e tij për rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet. Në fjalën e tij, Berisha tha se duhet të rikthehet demokracia brenda partisë dhe të ketë një hapje të madhe.

Duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, intelektualët, ekspertët më të mirë. Në mënyrë që të kemi qeverisjen më të mirë. Por as këto nuk mjaftojmë. Themeli është demokracia në parti dhe e drejta e votës”, tha Berisha.

Më tej ish-kreu i PD përsëriti edhe njëherë se do të rikthehen primaret, por shtoi se dhe Kryeministër nuk do të jetë domosdoshmërisht kreu i partisë.

Duhet t’i japim fund kësaj situate, se kush do të jetë deputet, se cili do të jetë këshilltar, do ta vendosni ju me primaret. Jo me negativet, por me pozitivet. Kjo krijon një raport të drejtë të deputetit me zgjedhësit. Mua nëse më zgjidhni ju, unë duhet të vij tek ju dhe unë nëse nuk vij ju do më hiqni. Nuk do të jetë kusht që dhe kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër. Edhe për kryeministër, pas fitoreve të zgjedhjeve do të vendosni ju. Vendimet do të jenë kolegjiale”, shtoi Berisha.

Berisha fton Bashën në takimet e tij: Hajde këtu dhe thuaj mendimet

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të shkojë në takimet me demokratët nëpër qytete dhe të japë mendimet e tij për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

Kryetari përjashton deputetin nga funksionet. Pse? Sepse tha që je shprehur në këtë mënyrë në mbledhje. Ish-kryetari nuk vjen dot këtu. Hajde more zotëri këtu edhe thuaj të gjitha mnendimet.

Ju garantoj që pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të kemi një parti sovrane.

Në pushtet nuk vijmë kurrë në qoftë se nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi forcë sovrane, jemi një lëvozhgë opozitë”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.

Basha e vendosi në lista, deputetja e Korçës shfaqet në takimin e Berishës: Ju kërkoj rrugëzgjidhje

Sorina Koti, deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, është shfaqur sot në Foltoren e Sali Berishës me demokratët në Korçë.

Deputetja Sorina Koti i ka kërkuar Sali Berishës që të gjejë një rrugëzgjidhje për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike për debatin mes tij dhe Lulzim Bashës. Nga ana tjetër, ish-Kryeministri është përgjigjur duke thënë se zgjidhja është votimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sorina Koti: Jam këtu si deputete e Korçës, si anëtare e PD. Bashkë me gjithë këta burra dhe zonja që ndodhen këtu në sallë, ne kemi qenë 8 vite në protestë bashkë, jemi përballur me regjimin e Ramës me gjithë makinerinë e pushtetit të tij, me gazin lotësjellës, me dhunën, me korrupsionin, me terrorin dhe me çdo presion që kjo qeveri i ka bërë çdo demokrati. Ne kemi qenë të gjithë bashkë, e ku ndodhemi sot. Jemi në opozitë, në pikën tonë më kritike, më delikate. Jemi në një debat të brendshëm. Nuk do doja që sot demokratët e Korçës, demokratët e gjithë Shqipërisë, të ndodheshin në këtë situatë. Është vërtetë pikë shumë e vështirë. Po ju kërkoj ju, si themelues i PD, si një nga njerëzit të cilët e keni udhëhequr këtë forcë në vitet e suksesit të pushtetit të vetë. Ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një rrugëdalje, një forcë pozitive për të ringritur Partinë Demokratike në pushtetin e saj. Të gjithë ne këtu sot besojnë në atë logo, në Partinë Demokratike. Besojmë në vlerat demokratike, besojmë në vlerat tradicionale dhe në vlerat konservative. Forca jonë është bashkimi. Partia Demokratike është më e rëndësishme se çdo gjë.

Sali Berisha: Të falenderoj për praninë tuaj këtu dhe shqetësimin e drejtë që shprehe. Në qoftë se më pyet mua se nga duhet t’ja nisim ne për të kapërcyer këtë situatë, nga gjithë eksperienca ime 30-vjeçare unë mund të them se ne mund t’ja nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Në qoftë se kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqje, çka është standardi më normal, pas kësaj ai ndërmorri vendime të cilat kurrë nuk mund t’i merrte. Sepse statuti shkruan ndryshe. Ne kemi një Kushtetutë dhe ne do zbatojmë Kushtetutën tonë. Çfarë do bëjmë? Pikërisht mund të mblidhej Këshilli Kombëtar, por meqënëse u krijua kjo klimë e paprecedentë, kur jashtë çdo lloj norme ai merr një vendim që s’e ka absolutisht kurrkund kompetencë, atëherë thamë të mbledhim Kuvendin. Se Kuvendin kemi ne forumin më të lartë dhe të përcaktojmë disa rregulla. /tvklan.al