“Kënga Magjike” ndërron destinacion pas 22 vitesh

Nisi mbrëmjen e kësaj të mërkure nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”. Por për shkak të pandemisë, për herë të parë festivali nuk po zhvillohet në Pallatin e Koncerteve. Një moment emocionues ky për drejtuesin e “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea, i cili pas 22 vitesh ndërron destinacion. “Pandemia fiku dritat e botës”, tha Gjebrea por shtoi, se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.

“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”, tha Gjebrea.

Në krah të Ardit Gjebresë këtë edicion është këngëtarja Marsela Çibukaj. Ajo tha se me prezantimin e “Këngës Magjike” i realizohet një ëndërr shumë e madhe.

Në skenën magjike do të performojnë në natën e parë 15 këngëtarë big edhe 8 këngëtarë të kategorisë new artist. Festivali modern i këngës shqiptare ka tërhequr edhe interesin e artistëve nga Europa. Janë 8 artistë big internacional nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në Kënga Magjike.

Hyrja madhështore e konkurrentëve në “Këngën Magjike” me këngën “A do ma zgjasësh dorën”

Eneda Tarifa ishte fituesja e edicionit të 21 të festivalit të muzikës së lehtë Kënga Magjike.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tv Klan, “A do ma zgjasës dorën”, hapi siparin e natës së parë gjysmëfinale. Kënga u përcoll plot emocion nga konkurrentët e Këngës Magjike.

Në krah të Ardit Gjebresë këtë edicionin të 22-të të këtij festivali, do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj e cila do të rezervojë mjaft surpriza.

Në skenën magjike do të performojnë në natën e parë 15 këngëtarë Big edhe 8 këngëtarë të kategorisë New Artist.

“Më vjen për të qarë”, Kras emocionon jurinë e “Këngës Magjike 2021”

Mbrëmjen e sotme ka nisur gjysmëfinalja e festivalit “Kënga Magjik 2021”. Ky edicion i 22-të i festivalit nuk është zhvilluar në Pallatin e Koncerteve për shkak të pandemisë, por në Televizionin Klan.

Në skenën magjike do performojnë në natën e parë 15 këngëtarë Big dhe 8 këngëtarë të kategorisë New artist.

Një ndër këngëtarët e kategorisë New artist, Kras, emocionoi me këngën e tij me titull “Bekuar”. Ai ka arritur të përlotë jurinë që i dha dritën jeshile për t’u bërë pjesë e artistëve Big.

Çfarë kanë mësuar në shqip artistët e huaj të “Këngës Magjike”?

Festivali Kënga Magjike çeli siparin këtë të mërkurë teksa po zhvillohet nata e parë gjysmëfinale. Festivali modern i këngës shqiptare ka tërhequr edhe interesin e artistëve nga Europa. Ardit Gjebrea kishte menduar që t’i vendoste në provë disa prej artistëve të huaj. Përveçse me muzikë, a janë shqiptarizuar paksa ata duke mësuar gjuhën?

“Shqipëri të dua, faleminderit”, tha Valeria Altobelli. “Si jeni”, pyeti Olivier Kaye. “Mirupafshim, zemër”, ishin fjalë që kishte mësuar këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa. “Faleminderit”, u shpreh Javi Mota. “Dashuri”, tha Walter Ricci.

Por kjo ishte një nga sfidat për artistët internacionalë. Më e vështira ishte ajo e recitimit të poezisë së Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”. Edhe kjo provë u kalua me sukses nga artistët që morën vlerësimin e jurisë.

Këtë edicion janë 8 artistë big internacional nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në “Kënga Magjike”.

Kënga Magjike, cilët artistë të rinj morën statusin Big

8 ishin këngëtarët e rinj që u ngjitën në skenën e Këngës Magjike, në këtë natë të parë gjysmëfinale të edicionit të 22 të këtij festivali. Por jo të gjithë arritën të kalonin në kategorinë e artistëve Big. Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Xhuljo hapi siparin e natës së parë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”. Këngëtari i kategorisë New Artist performoi “Waiting for me”. Xhuljo e çoi deri në fund këngën e tij, ndonëse 3 prej anëtarëve të jurisë nuk i dhanë atij dritën jeshile.

Artistja e dytë në kategorinë New Artist ishte Martina Sereqi, me këngën “Hana”, e cila pasi mori votat e jurisë iu bashkua artistëve Big.  

Andrea Vathaj me “Vai col tempo”, ishte artisti tjetër i ri që iu bashkua kategorisë Big. Ai rrëmbeu 4 votat e jurisë. E vetmja që votoi kundër ishte Jonida Maliqi e cila tha se kishte pritshmëri më të mëdha për të.  

Pavarësisht performancën plot emocion, me këngën e tij “Lot”, Glejvis nuk mundi t’i bashkohej kategorisë së artistëve Big.

Kras emocionoi me këngën e tij me titull “Bekuar”. Ai bëri për vete edhe jurinë, që i dha dritën jeshile për t’u bërë pjesë e artistëve Big.

Jurinë e bëri për vete edhe grupi Urban Band, me këngën “Edhe një natë”. Të gjithë anëtarët i dhanë atyre dritën jeshile, duke i kaluar kështu në kategorinë Big.

Elio ishte artisti më i ri në moshë në këtë edicionin të Këngës Magjike. 16-vjeçari solli në skenë këngën “Sekreti”, por nuk mundi t’i bashkohej artistëve Big.

Niki performoi “Zbrazur”. Ajo ishte e fundit që performoi në kategorinë e artistëve të rinj. Artistja nga Korça mori vetëm drita jeshile nga të 5 anëtarët e jurisë.

“O e sjell, o s’ka”, Gjebrea kujton fjalët e Kryeministrit dhe zbulon të ftuarën speciale në Kënga Magjike

E ftuar speciale e kësaj nate të parë gjysmëfinale në Kënga Magjike ishte prezantuesja e famshme italiane Simona Ventura. Ajo ishte në mesin e personazheve të famshëm ndërkombëtarë që prezantonin artistë Big International.

Vetë Ardit Gjebrea solli në vëmendje zotimin e Kryeministrin Edi Rama, për ta sjellë Simona Ventura-n në Shqipëri… Ndonëse jo fizikisht, duket se ky zotim u realizua falë festivalit tashmë ndërkombëtar, Kënga Magjike.

“Ka thënë njëherë Kryeministri Rama, o e sjell Simona Venturën o s’ka. Ja ku e kemi, ajo do të prezantojë artisten italiane Eliza G”, tha Gjebrea.

Nëpërmjet një videoregjistrimi, Ventura tha: “Përshëndetje! Jam Simona Ventura, jam këtu për të mbështetur Eliza G. Ajo ka qenë gjysmëfinaliste në programin “Voice of Italy”, të drejtuar nga unë dhe më kujtohet zëri dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm. Ajo është gjithashtu fituese e festivalit Cerbul De Aur”, i zhvilluar në Rumani. Për herë të parë prezantoj tek ju, miq shqiptarë, që ju kujtoj përherë me shumë dashuri; në këtë festival, në kategorinë Big International me këngën “A un paso del deserto”. Forca Eliza! Pas gripit Maneskin, je ti!”./tvklan.al