Berisha nga Durrësi: Opozita ka dështuar nga viti 2013, kërkoj ndjesë për gabimet e mia

Durrësi ishte qyteti i radhës ku ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi Foltoren e tij me mbështetës të Partisë Demokratike. Në këtë takim Berisha shoqërohen nga anëtarja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari.

Kokalari në fjalën e saj hodhi akuza kundër Lulzim Bashës, se ky i fundit mbylli dosjen e tij në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar. Po ashtu ajo hodhi dyshime se kreu i PD nuk mund të marrë vizë amerikane.

Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha Kokalari.

Ndërkohë Sali Berisha akuzoi Bashën se nën drejtimin e opozitës që nga 2013 nuk ka finalizuar asnjë aksion kundër qeverisë Rama. Por ish-Kryeministri pranoi edhe pjesën e tij të përgjegjësisë duke kërkuar ndjesë për gabimet e tij.

“…Ky dështim padiskutim që përgjegjësi absolute i përket atij që ishte në timonin e PD, por në këtë dështim Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme ndaj unë jam këtu për t’ju kërkuar juve ndjesë miqtë e mi“, tha Berisha.

Sali Berisha: Rama bëri masakër zgjedhore, por tradhtinë e bëri Lulzim Basha

Kryeministrin Edi Rama e akuzon për masakër zgjedhore në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa Lulzim Bashën për tradhtar. Kështu është shprehur Sali Berisha nga Durrësi ku mban Foltoren e radhës së tij me mbështetës demokratë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se Kryeministri Rama nuk i ka fituar zgjedhjet e 25 Prillit, por sipas tij Lulzim Basha nuk e denoncoi “masakrën elektorale” me fakte dhe për këtë fakt ai e konsideron “tradhtar”.

Që ta dini ju, muajin e fundit të fushatës, në Prill janë disbursuar 90 milionë Euro në 4500 familje në rrethin e Durrësit dhe në rrethe të tjera. Euro të dërguara direkt në konto bankare. Mbaruan zgjedhjet, tani nuk pyet kush më për to. Të gjitha këto i bëri Edi Rama. Por tradhtinë e bëri Lulzim Basha, sepse jam ulur me të, edhe publikisht jam ngritur që pati dhe keqkuptime ndaj shkrimit tim. Kërkova që PD të bëjë avokatinë tuaj në arenën ndërkombëtare duke denoncuar masakrën zgjedhore të Edi Ramës, ndonëse i bindur që PD nuk i fitoi zgjedhje. Lulzim basha po tha. U mor zoti Basha me këtë? U mor me karrigen e tij. Po po tha dhe filloi zgjedhjet në parti. Pati hallin e karriges së tij dhe tani vazhdon në sintoni. Ç’punë ka opozita me TVSH? Paketa fiskale në gjithë botën është e drejtë e qeverisë, opozita kundërshton. Opozita nuk bën propozime në erë. Fillojmë reformat këtu njëherë, hajde të fillojmë reformat në Partinë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha. 

Evi Kokalari: Basha ka shkëmbyer mbylljen e dosjen e tij në SHBA me përjashtimin e Berishës

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari, në krah të Sali Berishës, në “Foltoren” e Durrësit u shpreh se ish-kryeministri është përjashtuar nga Grupi Parlamentar për shkak të dosjes së Lulzim Bashës për lobimin.

Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha Kokalari.

Më tej ajo mohoi se ajo nuk do të bëhej kurrë kryetare e PD, duke iu përgjigjur akuzave që i janë bërë ditët e fundit. Kokalari tregoi dhe detaje nga dosja e Lulzim Bashës në SHBA.

Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdorë një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë”, tha ajo./tvklan.al

“Lufta ime me Soros është parimore”, Berisha: Loboi për ndryshimet e kufijve

Sali Berisha, luftën e tij me Xhorxh Soros e quan parimore dhe asgjë parimore. Në fjalën e tij në “Foltoren” në Durrës, Berisha tha se Soros ka kthyer në inekzistente OJF-të.

Është parimore dhe asgjë personale, ky zotëri multimiliarder sponsorizoi rrjetin e OJF-ve, e ktheu në kohën e diktaturës. Unë kam qenë në shoqatën e kardiologjisë dhe merrnim çdo urdhër nga ministri, pra ishte një shoqatë inekzistente”, tha Berisha.

Më tej duke u kthyer tek Reforma në Drejtësi, ish-kreu i qeverisë tha se gjyqtarët në Gjykatën e Lartë janë të marrë peng, duke marrë si shembull vendimi e marrë ditën e djeshme për Saimir Tahirin.

Ndërkohë që bandit një bandit shkrepi armën kundër një polici, në gjykatën e lartë tre gjyqtarë të marrë peng morën një vendim. Po them që janë marrë peng, pasi Vetting-u i tyre mbahet i fshehtë. Trupa gjykuese e Saimir Tahirit u zëvendësua papritur, gjyqtarë ishin ministri Panda dhe dy gjyqtarë të tjerë. Po çfarë ndodhi dje, ata prishën sistemin dhe e kthyer tek gjykata parti sërish. Unë për këtë reformë jam kundër”, shtoi ai.

Në fund Berisha akuzoi Sorosin si lobues të nismës për ndryshimin e kufijve.

Marrëdhënia ime me Xhorxh Soros është çështje kombëtare, pasi ai me lobimet e tij futi në axhendë ndryshimin e kufijve në Kosovë. Po për këtë nuk mund të jem dakord. Kam kundërshtuar Mini-Shengenin, Ballkanin e Hapur, pasi nuk krijohet paqe në Ballkan”, shtoi Berisha.

Berisha akuzon Bashën edhe për Portin e Durrësit: Ka afera të përbashkëta me Ramën tek sipërmarrësi

Berisha akuzon Bashën edhe për Portin e Durrësut: Ka afera të përbashkëta me Ramën tek sipërmarrësi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për afera në projektin e Portit të Durrësit, të prezantuar disa muaj më parë nga Kryeministri Edi Rama.

Nga Durrësi ku mban Foltoren e radhës, Berisha tha se Basha ka afera të përbashkëta me Kryeministrin Rama me sipërmarrësin e projektit të Portit të Durrësit.

Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodet, të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat të përbashkëta tek ky sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit. Nuk kemi ne, me asgjë s’mund të luajmë ne me identitetin tonë”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha kur u pyet se çfarë mendon për projektin e Portit të Durrësit.

Evi Kokalari: Nuk do të lejojmë që Lulzim Basha të marrë vizë amerikane, do ta çojmë në Kongres

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, e cila mbështet të Sali Berishën, është shprehur se do të punojë kundër Lulzim Bashës që ai të mos marrë vizë amerikane.

Në fjalën e saj, Kokalari tha se nëse Basha do të tentojë të futet në Amerikë ajo do të çojë këtë çështje në Kongres.

Unë do të rikthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarët e tjerë të diasporës dhe nëse Lulzim Basha tenton të futet në Amerikë dhe të marrë vizë ne do ta ngremë këtë si çështje dhe do ta çojmë në Kongres. Lulzim Basha, i hapi gropën vetes, pasi ne nuk do ta lëmë çështjen e Berishës. Kaq për çështjen e Lulzim Bashës për sot”, tha Kokalari.

Berisha flet për ndryshime në statutin e PD: Kur kryetari grabit pushtetin e forumeve, automatikisht shkarkohet

Nga Durrësi ku mban Foltoren e radhës, Berisha tha se në statutin e partisë do të sanksionohet që kryetari nuk do të jetë më në këtë post nëse shpërfill forumet e partisë.

Ne do ta bëjmë këtë Kuvend në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj, duhet të jeni ju që do zgjidhni kandidatë për kryetarë bashkie, këshilltarë tuaj, deputetë tuaj sepse këtë kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite. Dhe kjo është një praktikë më e suksesshmja në vendet demokratike të botës. Do sanksionojmë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, në momentin e parë që ai e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar”, deklaroi Sali Berisha.

Berisha paralajmëron Ramën: Mos tento të shkatërrosh pluralizmin se të pret…

sh-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Durrësi Edi Ramën, duke thënë se përveç se do të merret me Bashën, është gati që të merret dhe me të.

Berisha tha se Rama të mos tentojë që të shkatërrojë pluralizmin në vend, pasi do të ketë fatin që kanë pasur paraardhësit e tij.

“Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se po të pres fati i paraardhësve të tu. Nuk mund të shkelmosh mbi 640 mijë qytetarë që votuan kundër nga ty dhe dhjetëra mijëra të tjerëve që u bleve votën. Ku të çon mushka. Në greminë po shkon. Ne jemi gati dhe ne para se të merremi me pengun, ne merremi dhe me padronin dhe pengut dhe të garantojë se përgjegjësia do të jetë më e madhe”, tha Berisha.

Berisha: Basha është peng kryetar, Kuvendi Kombëtar i PD do mblidhet

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Durrës, ka treguar disa nga qëllimet e nismës së tij të pagëzuar si “Foltorja”. Në fjalën e tij Berisha tha se askush nuk mund të marrë peng demokratët dhe demokratet dhe u shpreh edhe njëherë se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet.

“Ka një vullnet të hekurt nga demokratët, njerëz të idealeve, njerëzore dhe kombëtare, të ngrihen në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, foltorja nuk ka asgjë në përpjekjet e Sali Berishës për të mbrojtur dinjitetin e tij. Foltorja ka një qëllim madhor që askush ndonjëherë të mos mund të marrë peng një parti, të mos vendos në emrin tuaj. Nuk ka asnjë kjo foltore në betejën mes meje dhe peng kryetarit. Kjo ka të bëjë se peng kryetari duke fyer mua dhe ju, del një ditë dhe i bën si Enveri, se Enveri i bënte me procedurë.

Ai u thotë shqiptarëve, vendosa unë, pa pyetur Grupin Parlamentar, pa pyetur Kryesinë dhe thotë që s’mund të mblidhet Kuvendit, s’mund të bëhet referendum. Ai e di që askush nuk mund të shkelmojë të drejtën tuaj për votën, po ai është peng dhe e ka humbur lirinë. U thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij. Kjo foltore nuk është kundër atyre që mendojnë kundër nga ne, kundër miqve tanë. Kjo foltore është që kjo parti të marrë qëndrime sovrane.

Por jo të fshihen nga një njeri që thotë nuk pyet për asnjë njeri. Kur t’i nuk pyet për forumet, ti nuk mund të jesh në krye të kësaj force politike. Ti je kryetar i atyre që të kanë marrë peng dhe jo i këtyre njerëzve të lirë. Foltorja këto qëllime ka, ka qëllim të mbrojë sovranitetin. Ne besojmë se vetëm të tillë qëndrojnë si opozitë e vërtetë, dhe vetëm të tillë vijmë të sigurt në pushtet. Përndryshe ne jemi një lëvozhgë opozitë”, u shpreh ish-kreu i qeverisë.

Berisha: Opozita ka dështuar në nismat e veta që nga viti 2013, cilat kanë qenë gabimet e mia

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka dështuar në nismat e veta për të treguar dështimet e qeverisë që prej vitit 2013.

Nga Durrësi ku zhvillon Foltoren e radhës me mbështetës të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se edhe vetë ai ka pjesën e tij të përgjegjësië dhe për këtë ka kërkuar ndjesë publike.

Berisha sqaron se gabimi i tij ishte që nuk nisi procesin ndaj Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të vitit 2017 që të mbante përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve.

Ky njeri (Edi Rama) i cili është shndërruar në sherrin e vërtetë të Ballkanit së bashku me Aleksandër Vuçiç dhe po e ndëshkojnë Shqipërinë me nismat e tyre, ky njeri merr mandatrin e 3, rrëmben mandatin e 3, fillon si askush tjetër në 30 vite të qeverisë për 4 vite të tjera. Besoj se biem dakord këtu në këto zhvillime edhe dramatike për ne shqiptarët, pjesën e vetë të pamohueshme e ka opozita shqiptare, e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë aksionet, veprimet, për t’i treguar vendit qeverisje të tillë, por përkundrazi dështoi, dështoi pothuajse absolutisht në çdo nismë të ndërmarrë nga vitit 2013 deri sot. Ky dështim padiskutim që përgjegjësi absolute i përket atij që ishte në timonin e PD, por në këtë dështim Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme ndaj unë jam këtu për t’ju kërkuar juve ndjesë miqtë e mi. Cilat ishin gabimet e mia? Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve brenda Partisë Demokratike, ndaj shkelmimit të normave, parimeve të kësaj partie. Unë vërtetë publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzakutuan politikisht si në pusi njerëz që kisihn 20 vite kontribute në PD. Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerreshme që pësuam ne në vitin 2017”, tha Sali Berisha. 

Berisha nga Durrësi: Në 1 vit u burgosën 38 mijë shqiptarë për çështje civile

Durrësi është qyteti i radhës i Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha me mbështetës të Partisë Demokratike.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha tha se në 8 vite shqiptarët janë gjendur në situatë të vështirë nga qeverisja socialiste.

Në 1 vit, u shpreh ish-Kryeministri Berisha, janë burgosur 38 mijë qytetarë shqiptarë.

Më lejoni të ulem me nderim të thellë para jush, demokrate dhe demokratë, kudo që ndodheni sot, në familje ttuaja, në Shqipëri, jashtë vendit. Kjo pritje e juaja është mesazhi i shpresës që rrezaton në mbarë Durrësin por edhe për shqiptarët kudo që ndodhen. Të gjendur në një situatë ndër më të vështirën, me një qeverisje që në 8 vite varfëroi shqiptarët në mënyrë të pandalshme, me një qeverisjes që në 8 vite shpunësoi shqiptarët në mënyrë të pandalshme. Vetëm në 1 vit u burgosën për çështje civile 38 mijë shqiptarë. Sepse njeriu që sot rrëmbeu mandatin e 3 dëshmon pasion për hekurat dhe burgun për qytetarët shqiptarë duke shkelur lirinë dhe të drejtat e tyre. Në 8 vite shqiptarët zbritën nga vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon, në vendin me rrogë mesatare më të ulët në rajon”, deklaroi Sali Berisha. 

/tvklan.al