Opozita protestë paqësore kundër Qeverisë Rama

Opozita protestë paqësore kundër Qeverisë Rama

12:53 27/01/2018

Opozita e bashkuar zhvilloi sot një protestë paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara selisë së Kryeministrisë kundër Qeverisë Rama.

Në podium mbajtën fjalim kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dhe kryetarët e partive të tjera aleate, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Lulzim Basha: Sot vdes 25 Qershori, merr fund pushteti i vjedhur

“Fermerë dhe sipërmarrës, prindër dhe fëmijë nga jugu në verim anë e mbanë Shqipërisë jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por më një qëllim se ne nuk e pranojmë më këtë bandë, sepse i shërbejnë interesave të një grushti njerëzish. Çdo e keqe dhe çdo hall dhe padrejtësi që ndodh sot në Shqipëri, nga varfëria tek depresion, të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe, zgjedhjet e blera qeveria e paligjshme, kur pushteti i marrë me votat e blera shkel dhe dhunon të drejtat e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta.

Opozita dhe qytetarët vendosin një raport të ri një raport të vërtetë mes doraceve politike ,por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur. Sot vdes pushteti që nuk u përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria sepse narko-qeveria e Edi Ramës . Sot e ka parë e gjitha bota dhe të gjitha shqiptarët.

Dua të shpall se sot kemi zgjedhur të mos vuaj thellë e më thellë, të refuzojmë të keqen dhe të luftojmë për ta larguar Edi Ramën.

Le ta dëgjojnë Edi Rama mesazhin tuaj, në çdo bunker që të jetë futur. Rama ik, Rama ik.

Kjo nuk është Shqipëria që duam, nuk është Shqipëria që meritojmë.

Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë.

Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.

Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave.

Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës.

Kjo është mafia qeveria, ky është narkoshteti që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e u bëhet mburojë kriminelëve dhe trafikantëve.

Për njerëzit e thjeshtë qeveria Edi rama sot ka vetëm dy zgjedhje: eksod ose nënshtrim.

Ose të marrin rrugët e botës

Ose t’i nënshtrohen një bande mizore plaçkitëse, e maskuar me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri, që i grabit, i varfëron, i tall dhe i dhunon.

Në vend të pushtetit të njerëzve, narkokryeministri i do njerëzit janë skllevër të pushtetit.

Skllevër të oligarkëve.

Skllevër të krimit.

Skllevër të mashtrimit

Skllevër të varfërisë.

Ne jemi sot këtu për ta ndalur këtë të keqe.

Që ekonomia e Shqipërisë të mos mbetet në duart e oligarkëve grabitqarë dhe të kriminelëve.

Që qeveria mos të jetë një vegël në shërbimin e tyre.

Që Fatkeqësia dhe mjerimi i një brezi mos t’i kalohet brezave që vijnë.

Që Shqipëria mos të shkretohet nga braktisja.

Në të shkuarën tonë ne jemi gënjyer shpesh nga e keqja.

Në të shkuarën tonë ne e kemi duruar dhe toleruar gjatë të keqen.

Derisa e keqja na ka rrënuar.

Në të shkuarën ne kemi besuar lehtë.

Jemi gënjyer lehtë.

Dhe nuk kemi menduar gjatë.

Sot në ditën botërore të Holokaustit është e udhës të kujtojmë thënien ogurzezë të Hitlerit: Sa fat i mirë për qeveritë kur njerëzit nuk mendojnë”!

Monika Kryemadhi: Edi Rama është vetëm, ai e di mirë

“Unë sot vij këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari. ne sot duhet të protestojmë si çfdo shqiuptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët. Ky njeri që sot është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo ç’domethënë të jesh vetëm. Unë sot dua t’ju bëj thirrje të gjithëve që më shumë se kurrë të ngrihemi të protestojmë në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që janë viktima të trafikut të drogës, për të gjithë ata gjimnazistët që Ministria e Arsimit bën eksperimente, për gjithë ata mësues që e kutptojnë se ç’ndodh sot në sistemin arsimor, për të gjithë ata të papunë.

Sot ky bulevard i dha shpresë rinisë shqiptare. Sot frikë ka Edi Rama. Kjo protestë ka rëndësi të veçantë, sepse për të gjithë ata skeotikë që unk besojnë te opozita, kjo protestë i dha zemër të gjithë atyre njerëzve që kanë bërë gati plaçkat për t’u larguar, të gjithë atyre të rinjve që e ardhmja e tyre është në Shqipëri. Ne jemi këtu të gjithë bashkë pa dallim feje, krahine, ideje. Jemi sot për Shqipërinë tonë të bukur, që do t’i vëjë çizmen Edi Ramës, sepse ky njeri e dhunoi më shumë se kushdo tjetër. Ka ardhur koha që t’i themi ndal, prandja ju ftoj mos ndaloni, bisedoni me miqtë  tuaj, me familjarët tuaj. Ne do të jemi me ju për t’u bashkuar. Shqipëria nuk është vendi i tyre, Shqipëria është vendi i shqiponjave”.

Oficeri i policisë Dritan Zagani: Bandat, jo në krye të vendit tim

Në protestën e opozitës ka folur edhe oficeri i arratisur i policisë Dritan Zagani, i cili ndodhet me azil në Zvicër. Përmes një video-deklarate në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministri, Zagani tha se ndodhet i arratisur nga vendi i tij pasi zbuloi bandën e Habilajve të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Përshëndetje! Unë jam Dritan Zagani. Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer Policie dhe prej 3 vitesh në mënyrë të pandërprerë në arrati, ku sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjin, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit të lidhur me eprorët e tyre. Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në Policinë e Shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajon të denoncojnë lidhjet e krimit kushdo që qofshin ato, sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve, por kjo nuk është zgjedhja ime që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në Parlament. Sikur nuk shkon apo jo?! Unë dua të kthehem dhe do të kthehem. Ndaj dhe dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim”.

Vangjel Dule: 30 deputetë përfaqësojnë narko-trafikantët

Është dinjiteti qytetar që ka sjellë sot këtu në këtë protestë të gjithë këta qytetarë. 20 % e bashkëqytetarëve tanë e pohojnë se e kanë shitur votën gjatë zgjedhjeve të fundit. Është dyfishi i atyre, por le të bëjmë një llogari të thjeshë,të 20 % e votave të vjedhura me paratë e drogës janë 30 deputetë  që përfaqësojnë klanet e narko trafikantëve. 

30 deputetë janë përcaktues të qeverisë e cila po ngre përditë dhe po përcakton narkoshtetin. drogës. Çfarë lidhje ka nderi dhe dinjitet me skamjen dhe var

fërinë ku e kanë zhytur vendin”.

Fatmir Mediu: Shqipëria e bekuar nga Zoti, e mallkuar nga kjo qeveri

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, mbi 30 % e shqiptarëve janë në varfëri absolute. Pyetja është e thjeshtë a e meritojnë në shqiptarët, krimin, korrupsion. A e meritojmë një kryeministër si Edi Rama? Jo dhe vetëm jo, dhe si njerëz të tillë duhet të çohemi. Jemi mbledhur sot këtu dhe për një arsye tjetër t’i bëjmë ballë rrezikut më të madh të Shqipërisë, shkatërrimit të vlerave morale të këtij vendit.

Motra dhe vëllezër Shqipërinë e ka bekuar zoti, por e ka mallkuar kjo qeveri, prandaj të gjitha së bashku ta heqim nga pushteti. Ne jemi të njohur në mbarë botën si vendi i krimit dhe drogës. Le të marrim në dorë fatin tonë.

Së bashku luftuam për vite dhe vite me radhë, e bëmë Shqipërinë anëtarë të NATO-s hapëm liberalizimin e vizave, kurse sot e kemi mbyllur rrugën. Jemi këtu për të luftuar të keqen. Ka vetëm një rrugë që e keqja të triumfojë vetëm nëse ne ulim kokën, por ne nuk do e lejojmë këtë gjë. Ne duhet ta mbajmë kokën lar

t”.

Aktivisti i PS Agim Kaca: A është e vërtetë që Edi Rama ka sjellë kriminelë në Parlament?

“Jemi mbledhur sot për të protestuar kundër kësaj qeverie. Unë sot si qytetar i bëj pyetje Edi Ramës, a është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në Parlamnet? A është e vërtetë që ke veshur krimin me pushtet? A është e vërtetë që ke dhunuar lirinë dhe demokracinë? Duhet të jemi gjthmonë të bashkuar. Sot Shqipëria ka nevojë për reformën në drejtësi. Jo të gjitha gjykatat janë të korruptuar në Shqipëri.

Është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk mund ta frikëosjë askush. Kjo gjykatë është populli shqiptar, jeni ju këtu të cilët do ta përzini Edi Ramën nga pushteti. Në emrin tuaj i bëj thirrje Lulzim Bashës që së shpejti me vendimin tuaj të pastrojë pallatin Kryeministror, të luftojë për rikthimin e lirisë, të luftojë për mirëqenien e gjithë shqiptarëve”.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi