Rama: PS, e vetmja e mirë që Shqipëria ka sot në politikë

Në fjalën e tij në çelje të fushatës zgjedhore, Kryeministri Edi Rama tha se  ka 1001 arsye përse shqiptarët duhet t’i japin socialistëve një mandat të tretë dhe ditët që do të vijnë do të shërbejnë për t’i thënë të gjitha këto arsye.

Kryeministri tha se forca që ai drejton synon ndryshimin me sezbën të këtij vende, për të provuar sipas tij me sezbën që ky vend bëhet,

“Një gjë është e sigurt, unë jam këtu bashkë me të gjithë ju, jo për vete, po për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u le fëmijëve të vet, kujtimin e tij. Dhe natyrisht për të nderuar të gjithë ata që përpara meje, qofshin të një gjaku si familje, qofshin të një gjaku si shqiptarë, qofshin të dy brezave më parë, të disa brezave më parë kanë bërë të njëjtën gjë, kanë bërë të njëjtën gjë, sepse kanë besuar të njëjtën gjë dhe sigurisht që në këtë ku shumëkush mendon se janë të gjithë njësoj, në fakt janë ata që janë ndryshe nga të tjetër të bëjnë diferencën, sepse po të mos ishin ata, kjo botë nuk do të kishte ndryshuar kurrë”.

Dhe unë jam këtu bashkë me të gjithë skuadrën e PS për ta ndryshuar me sezbën këtë vend, për të provuar me sezbën që ky vend bëhet, për të treguar me sezbën që puna është ajo që vlen dhe që ato që sjell puna, janë ato që mbeten. Padiskutim që në vetvete as unë, askush këtu, dhe as të gjithë ne bashkë nuk jemi zgjedhja më e mirë e imagjinueshme”.

Duke lënë modestinë mënjanë, Rama tha se më të mirë se socialistët nuk ka dhe u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Por në realitetin e jetën së përditshme, të më falin të gjithë për mungesën e modestisë ata që më ndjekin, por më të mirë se ne nuk ka, thjeshtë nuk ka. Është kaq e thjeshtë. Dhe të gjithëve duhet t’u mjaftojnë ato që kanë parë në të shkuarën, që provuar në të shkuarën, duhet t’u mjaftojnë ata që kanë jetuar në të shkuarën, që kur t’i shikojnë këta njerëz të të shkuarës që janë shfaqur në formën e një tabori, me një dhëndër absurd përpara tu thonë jo, deri këtu jo, shans tjetër për ju jo, shans tjetër për të njëjtin program ku ndryshon vetëm kursi i këmbimit, shans tjetër për të njëjtën skuadër, jo,  shans tjetër për të njëjtin mungesë karakteri në lidership, në sjellje, në vendime, në aksion, të një skuadre që ça thotë sot, s’bën nesër, e ça premton nesër e harron pasnesër, jo.

Dhe jo sepse ne jemi e keqja me e vogël, por sepse ne jemi e vetmja e mirë, sado e vogël, që Shqipëria ka sot në politikën e vet. PS në 25 Prill do të fitojë shumicën absolute, do të realizojë objektivat e saj, do të ketë mandatin e tretë, jo për vete, por për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë.

Të gjithë në së bashku do të bëjmë në 4 vitet e ardhme, më shumë seç kemi bërë në të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, përfshirë edhe vitet tona këtu, sepse ne dimë ta kapërcejmë vetveten, ne dimë të ripërtërihemi, të vetë korrigjohemi dhe ne në fund fare e dimë, se nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, nuk kemi ardhur këtu për të treguar sesa lart jemi ne e sa poshtë janë të tjetër, përkundrazi… Ne jemi shqiptarë që qysh se jemi krijuar si PS kemi pasur të parën Shqipërinë, jo me llafe po me vepra”.

Në fund, Rama iu drejtua me një urim kandidatëve socialistë: “S’ka më natën e mirë, por paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha, për atë ditë kur shqiptarët do të vijnë dhe do të na japin mundësinë që të vazhdojmë t’ia zbardhim faqen Shqipërisë”.

Rama zbulon pse vaksinat nuk erdhën me avionin ushtarak turk

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se mandati i tretë i duhet për pushtet, por për t’i shtuar kapacitetet Shqipërisë. Ai u shpreh se në planin e veprimit vendi duhet të ketë 4 aeroporte. Sipas kreut të qeverisë, fakti që kemi një aeroport të madh, bëri që ditën e sotme vaksinat kineze të mos vinin me një avion ushtarak turk.

Po ashtu sipas kryeministrit fakti që aktualisht aeroporti i Rinasit nuk lejon dot nisjen e fluturimeve me Amerikën do të bëjjë që gjatë mandatit të tretë të realizohen.

“Mandati i tretë nuk është për të vazhduar, por për të përshpejtuar, nuk është për të shtuar vitet tona në qeverisje, por për të shtuar kapacitet e Shqipërisë. Mandati i tretë ka në planin e veprimit, 4 aeroporte dhe sot që flasim njëri prej tyre është në përfundim brenda pak ditësh në Kukës. Tjetri për shkak të vonesave që ishin objektive, jo subjektive fillon nga puna së shpejti. Tjetri më poshtë në Sarandë është edhe ai pjesë e këtij mandati. Dhe me eksperiencën e të parit do ta kemi shumë më të lehtë. Ashtu sikundër i 4, ai i Tiranës më në fund do të bëhet aeroporti që meritojnë të gjithë shqiptarët, që nga infrastruktura. Ne sot i sollëm vaksinën me “Air Albania” se avioni ushtarak turk nuk ulej dot në pistën tonë sepse aeroporti jonë nuk na lejon dot të fillojmë dhe fluturimet me Amerikën me “Air Albanian”. Jo vetëm cilësinë, por dhe çmimet do të vijnë aty ku duhet. Kusht do t’i bëjë këto, kush tjetër përveç nesh dhe si mund të bëhen ndryshe pa mandat të tretë”, tha Rama.

Rama: Përse e kërkojmë mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama renditi gjatë nisjes së fushatës së PS-së arsyet se pse i duhet qeverisë një mandat i tretë. Ai u shpreh se një 4-vjeçar tjetër në drejtimin e punëve të vendit i duhet që të bëjë të pakthyeshme të gjitha reformat e nisura.

“Mandati i tretë i PS nuk është qëllim në vetvete, inerci për nevojën apo dëshirën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS dhe për ata që e përfaqësojnë. Mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë mbrapa sepse me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i tretë bën të pakthyeshme Reformën për Drejtësi dhe ardhjen e një drejtësie të re. Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më një problem më  dhe që çështja e pronës me ka shumë mund, përpjekje, durim është futur më në fund në mbylljen e rrugës përfundimtare si një problem, të mos vihet më në diskutim. Mandati i PS është që politika nuk do të mund t’u bëjë më asgjë, as mësuesve as mjekëve, atyre që janë në vend pune. Mandati i 3 i PS është që taksa e sheshtë të mos guxojë të kthehet më si një fantazmë kërcënuese për të gjithë ata që fitojnë më pak në këtë vend dhe që taksimi i ndershëm të jetë parim që kush fiton më shumë duhet dhe do paguajë më shumë”, tha Rama.

Rama “thumbon” Bashën për vonesën: Mungonte dhëndri, bërtisnin dasmorët

Në fjalimin e tij gjatë nisjes së fushatës për Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk la pa thumbuar edhe kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha. Ishte planifikuar që PD-ja ta niste fushatën zyrtarisht në orën 17:30, por u vonua me 30 minuta. Kjo sipas Ramës ka shkaktuar edhe vonesën e Partisë Socialise, ndërsa u shpreh se selia që ai drejton nuk është mësuar të vonohet.

“Në mungesë të dhëndrit dasmorët dëgjonin britma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21, në vitin 2021 të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma e pasthirrma. Atyre që shohim këto dy kartolina u them nëse doni të dini se çfarë e pret këtë vend, nëse ata do të vinin përsëri në krye, shikoni sheshin Nënën Tereza, bllokim total dhe ngatërrim me këmbët e veta e secilit.

Faktikisht po të shohësh vonesën është shumë domethënëse, sepse ata janë shkaktarët e të gjithë këtij vendi madje edhe të fillimit të vonesës së paktë tonit. Sepse gjithmonë ka pasur një traditë një orë njëri, një orë tjetri. Prapë se pra na vonuan, pak minuta, po pak minuta vonesë për ne janë shumë, ne nuk jemi mësuar të vonohemi sepse Shqipëria është vonuar shumë.

Këtu ka qytetari, këtu ka shije, pavarësisht se jemi në vështirësi. Këtu ka një përmasë njerëzore të të qenit sëbashku dhe të dëshirës për të qenë sëbashku me shumicën e shqiptarëve. Në këtë kartolinë, shqiptarët që na ndjekin janë rreth 20 mijë që aktualisht janë këtu përmes Facebook, shohin disa njerëz të mbledhur me kujdes, me distanca, me vetëdije për kohën që jetojnë, dhe në anën tjetër shikojnë diçka të vështirë për t’u deshifruar sesi mund të ndodhë kur sot në hartën e Europës treçereku janë më hartë të kuqe”, tha Rama.

Rama sulmon opozitën: Të papërgjegjshëm, për ta partia është mbi shëndetin e njerëzve

Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë nisjes së fushatës së Partisë Socialiste. Duke komentuar mbledhjen që Partia Demokratike u kishte bërë qytetarëve, Rama tha se tregon papërgjegjshmërinë e opozitës dhe se për ata, partia qëndron mbi qytetarët shendetin e tyre. Sipas tij, ky është ndryshimi mes PS-së dhe PD-së.

“Në këtë sfidë të bëjmë një dallim shumë të madh, që po e bëjmë dhe sonte. Sonte praktikisht ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina, në një ekran televizori të ndarë. Mjafton të shohësh dy kartolinat për të dalluar hendekun e madh që ndan ne dhe ata në mënyrë të të qenit dhe në mënyrën tonë me njerëzit dhe me shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, që mbi të gjitha njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë, ndërkohë që atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, për njerëzit, kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore. Atje sundon papërgjegjshmëria. Këtu shëndeti i njerëzve është edhe njëherë si çdo ditë mbi gjithçka tjetër dhe mbi partinë patjetër. Ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve”, tha Rama.

Një nga një, kryesuesit e 12 qarqeve në listën e Partisë Socialiste dolën në sheshin Skënderbej, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. Secili prej tyre përcolli nga një mesazh.

Kandidatja për Shkodrën, Edona Bilali ishte e para që foli. Më pas ishte kandidati për Kukësin, Petrit Malaj, për të vijuar me Dibrën, me Lavdim Krrashin, me Lezhën, me kandidaten Lindita Nikolla, me Durrësin, Milva Konomin, më pas Elbasanin, me Evis Kushin, Hatixhe Konomi-n e Beratit, për të vijuar me Korçën, me kandidaten Eni Zaka, më pas me Vlorën, me Pranvera Resulajn, duke vijuar me kandidaten për Gjirokastrën, Mirela Kumbaron, për të vijuar me Erion Braçen, kandidatin për Fierin, e më pas me Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, kandidatet për Tiranën.

Kjo fushatë u hap me zërin e mezzo-sopranos Vikena Kamenica, e cila këndoi himnin kombëtar.

Atje nuk ka të pranishëm militantë apo mbështetës, masë kjo e marrë për shkak të rregullave të imponuara nga Covid-19.

Kandidatët socialistë janë vendosur sipas qarqeve. Mësohet se plani për vendosjen e kandidatëve është dizejnuar nga vetë kryetari i PS-së, Edi Rama. Skena i ngjan logos së Partisë Socialiste, trëndafilit. Ndërsa vendosja e kandidatëve është bërë në formën e petaleve të trëndafilit.

Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” po vijon me prezantimin e kandidatëve të saj, Partia Demokratike.

Më herët, vendet anëtare të Bashkimit Europian i bënë thirrje aktorëve politikë në Shqipëri që të zhvillojnë një fushatë zgjedhore larg konfliktualitetit dhe gjuhës së urrejtjes.

Prezantimi i kandidatëve: