Përpara Ministrisë së Arsimit janë mbledhur përsëri studentët, duke vijuar protestën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave. Pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë para këtij institucioni, ndërsa një pjesë tjetër përpara godinës së Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata vazhdojnë të kërkojnë plotësimin pa hezitim të kërkesave të shpallura prej tyre, të cilat i konsiderojnë si minimale dhe nuk ka arsye përse të ulen në dialog me Kryeministrin. Nga ana tjetër, Rama paraditen e sotme ka bërë sërish thirrje për të biseduar dhe për t’u takuar me studentët.

Ditën e djeshme përfundoi edhe afati që studentët i kishin lënë Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre. /

tvklan.al