Liverpool mund të mos fitojë Premier League, por me lojën që bëri ndaj Barcelonës siguroi finalen e Champions, trofeut më të lakmuar nga klubet europiane. Skuadra e Klop me shumë mungesa bëri përmbysjen më të pabesueshme.

Në “Anfield Road” u përjetua nata më e magjishme për tifozët anglezë kur Liverpool fitoi 4-0 ndaj Barcelones pasi kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë në Spanjë. Liverpool e filloi furishëm dhe gjeti golin në minutën e 7 me Origi. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat duke dhënë pak shpresë për të zotet e shtëpisë. Me fillimin e së dytës pikërisht në minutën e 54 Vinaldum dyfishoi për Liverpool. Por vetëm dy minuta me pas ishte po ai që shënoi golin e tretë me asist nga Xherdan Shaqiri.

Shpresat ishin me shumë për Liverpool dhe goditja psikologjike për Barcelonën. Minuta e 79 solli edhe goditjen fatale për Barcelonën. Origi shënoi golin e 4. Liverpool për vitin e dytë radhazi siguroi finalen e Champions.

“I thashë djemve para ndeshjes qe do të jetë e pamundur, por për shkak se cilët jeni ju ne kemi një mundësi. Kam parë shumë ndeshje në jetën time dhe nuk e di se si ekipi e arriti një gjë të tillë: të fitosh me rezultat të pastër”, tha Klop.

Spacial One, Jose Mourinho  thotë se kualifikimi është falë një njeriu.

“Kjo përmbysje ka një emër: Jurgen. Nuk ka të bëjë taktika, filozofia, por zemra dhe shpirti. Ai krijoi një atmosferë fantastike që ai krijon me këtë grup lojtarësh. Rrezikonin ta përfundonin sezonin me asgjë për të festuar dhe tashmë janë një hap për tu kurorëzuar kampionë të Europës. Jurgen e meriton gjithë këtë.”

Ndërsa Suarez tha: “Humbëm për gabimet tona. Pësuam dy gola për 30 sekonda ndërsa goli i katërt duket si në lojë fëmijësh.”

Nga ana tjetër mediat spanjolle kanë masakruar Barcelonën me tituj. “Qesharakët më të mëdhenj në histori” është titulli i të përditshmes katalanase “Sport”, “Bubullima në Anfield”, shkruan AS.

Kundërshtari do të përcaktohet nga ndeshja e dytë mes Ajax dhe Tottenham. Kësaj here Liverpool do te marrë masat që të mos dështojë si një vit më parë.

Tv Klan