Disa ditë më parë është raportuar se Liverpooli ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin Ibrahim Konate.

Mediat e ndryshme në Gjermani dhe Angli kanë shkruar se francezi kishte kryer edhe testet mjekësore me Liverpoolin dhe po pret që në verë të zyrtarizohet.

Por sipas asaj që raportojnë mediat, tashmë edhe Manchester United është futur në garë për lojtarin.

Nëse Liverpool ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me Leipzig, United e ka kontaktuar direkt klubin gjerman.

Ndërkohë Leipzig kërkon 37 milionë euro si klauzolë për largimin e Konates, shumë që nuk përbën problem për Djajtë e Kuq.

Tani gjiganti anglez nga Old Traford po synon që t’i ofrojë kushte më të mira financiare dhe një plan konkret lojtarit për ta bindur për t’u bashkuar për sezonin e ri.

Largimi i Konates nga Leipzig duket tashmë i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat rivale Liverpool apo Manchester United do të fitojë garën për ta transferuar 21-vjeçarin.

Klan News