Leeds ia vështirëson punën në startin e Premier League

Një nisje drithëruese e Liverpool në sezonin e ri të Premier League. Kampioni i Anglisë në fuqi mundi me rezultatin 4 – 3 Leeds në “Anfield Road”, ekip që u kthye në grupin e më të mirëve pas 16 vitesh.

Mohamed Salah spikati në këtë sfidë, pasi realizoi 3 gola për Liverpool. Leeds u përpoq deri në fund duke barazuar 3 herë rezultatin, por u dorëzua në të 88’ kur Salah shënoi golin e suksesit.

Arsenal fitoi derbin e parë këtë sezon 3 – 0 ndaj Fulham. Lacazette, Gabriel dhe Aubameyang ishin shënuesit për këtë sfidë hapëse të kampionatit e luajtur në “Craven Cottage”.

Tv Klan