Liverpool nuk ka humbur kohë, për zëvendësuesin e Trent Alexander Arnold. Sipas raportimeve nga Anglia, të kuqtë kanë siguruar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Jeremie Frimpong.

Holandezi ka spikatur te Levekusen për dy sezone dhe tani do të provojë një aventurë të re në Premier League.

Frimpong ka dhënë miratimin për t’u transferuar te Liverpool, ndërsa klubi anglez ka infromuar skuadrën e Leverkusen se do të paguajë klauzolën e largimit prej 35 milionë Eurosh.

Akordi duket i mbyllur, ndërsa në orët e ardhshme futbollisti holandez do i nënshtrohet vizitave mjekësore.

/tvklan.al