Skuadra e Klopp mundet me rezultatin 1-0 nga Burnley

Surprizë në Anfield Road. Liverpool humbi në shtëpi një ndeshje të Premier League pas 68 takimesh. Skuadra e Jurgen Klopp u dorëzua përballë Burnley që fitoi me rezultatin 1-0 në sfidën e javës së 18.

Vendimtare ishte penalltia e shënuar nga Barnes në minutën e 83’. Miqtë përballuan më së miri aksionet e të zotëve të shtëpisë u shfaqën më të vendosur gjatë pjesës së dytë, por pa sukses.

Liverpool nuk fiton në kampionat një ndeshje prej më shumë se 1 muaji madje nuk shënon prej 4 takimesh në kampionat. Kreu i renditjes tani është 6 pikë larg. Premier League kryesohet nga Manchester United në kuotën 40.

Tv Klan