Fiton 1-0 ndaj Tottenham

Kush do të ndalë Liverpool. Këtë sezon në Premier League ende nuk ka një skuadër që mund ta marrë përsipër këtë detyrë.

Skuadra e Klopp fitoi ndeshjen e fundit, atë kundër Tottenham që u luajt në Londër në “White Hart Lane”.

The Reds janë me 61 pikë në renditje ndërsa skuadra me e afërt, Laicester ka 45.

Ndaj Tottenham në javën e 22 të kampionatit ishte një sfidë e vështirë dhe delikate. Jo më kot u vendos vetëm nga një gol i Firmino.

Ishte minuta e 37 e takimit. 45-minutëshi i dytë foli më shumë për Tottenham por aksionet sulmuese nuk ishin të sakta.

Në 21 ndeshje në kampionat, Liverpoolit i mungojnë vetëm 2 pikë, ndërsa Tottenham, i Mourinho nuk merr një fitore prej 3 javësh dhe gjendet shumë larg zonës Champions.

Tv Klan