Liverpool, kampion pas 30 vitesh



Liverpool, kampion pas 30 vitesh

12:00 26/06/2020

Tifozët festojnë në rrugë suksesin

30 vite pritje për titullin kampion të Anglisë. Liverpool siguroi matematikisht trofeun pas fitores 2-1 të Chelsea me Manchester City që është 23 pikë pas skuadrës së Jurgen Klopp në renditje kur kanë mbetur edhe 7 javë të Premier League. Suksesi bëri që tifozët e Liverpool të dilnin në rrugë për të festuar, pa menduar për masat në kushtet e Covid-19.

Liverpool iu afrua trofeut edhe sezonin e kaluar, por në fund festoi Manchester City që këtë vit duhet të dorëzojë titullin. Menjëherë Jurgen Klopp u shfaq i emocionuar për suksesin që priste vetëm zyrtarizimin duke parë diferencën me ndjekësit.

“Ky është një moment ku nuk gjej fjalët për të përshkruar. Jam i hutuar, nuk e mendoja që do të ndihesha kështu”, tha ai.

Prej ardhjes së Jurgen Klopp si trajner Liverpool është kthyer konkurrues edhe në arenën ndërkombëtare, duke fituar vitin e kaluar Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Tv Klan




Të ngjashme