Liverpool kryeson me pikë të plota

Liverpool kryeson me pikë të plota

20:33 22/09/2019

Manchester UTD merr një tjetër humbje

Liverpool vazhdon kryesimin e Premier League me pikë të plota. Skuadra e Klopp fiton në Stamford Bridge përballë Chelsea 2-1. Alexandre – Arnold shënoi që në minutën e 14 për Liverpool.

Vetëm 15 minuta më pas ishte radha e Roberto Firmino që të shënonte një supergol.

Skuadra e Liverpool u tregua cinike në pjesën e dytë, ndërsa Chelsea kërkoi që të ndryshonte rrjedhën e lojës. Nuk ishte e mundur kjo teksa blutë e Londrës shënuan vetëm një herë me Ngolo Kante.

Manchester United ka marrë disfatën e radhës. Në Londër ndaj Ëest Ham, ‘djajtë e kuq’ pësuan 2-0.

Yarmolenko dhe Kres-uell vendosën që vulosi suksesin e Ëest Ham.

Në 6 javë kampionat, Manchester United ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje dhe gjendet në vendin e shtatë me 8 pikë.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi