Norvegjezi: Dita më e errët në drejtimin e këtij klubi

Tifozët e Mançester Junajtid kërkojnë të harrojnë sa më shpejt pasditen e së dielës, ku Liverpool i dha një goditje të fortë qetësisë që kishte kapluar në shtëpinë e ‘djajve të kuq’. Humbja me manita golash, 5-0 ndaj një rivali si ‘The Reds’ ka lëkundur jo pak dhe pozitat e trajnerit të Junajtid, Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi ka totalisht përgjegjësitë e asaj paraqitje skandaloze në shtëpinë e saj, në Oll Traford, ku pritet që të kishte një reagim nga ana e Junajtid për shkak edhe të humbjes së fundjavës së shkuar ndaj Lejstër.

 “Nuk është e lehtë të thuash diçka, përveç se është dita më e errët që kam pasur duke udhëhequr këta lojtarë dhe ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë, as individualisht dhe as si ekip”, tha Solskjaer pas sfidës.

Gjithsesi, kjo deklaratë nuk toleron aspak atë rezultat negativ dhe në shtëpinë e Junajtid ka nisur puna për të gjetur pasuesin e tij. Natyrisht në këtë pikë të sezonit është e vështirë për të gjetur një trajner që i përshtatet profilit të klubit anglez.

Ndër ata më të mirë në qarkullim është padyshim emri i Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid është pa kontratë edhe kthimi në një detyrë të vështirë si ajo në stolin e Junajtid nuk duket se do i pëlqente së tepërmi.

Klan News