Sot në “Anfield Road” do të luhet klasikja e futbollit anglez, Liverpool do të kërkojë kreun e renditjes në përballjen me Manchester United.

Ekipet më me shumë trofe në Angli kanë mundësinë të marrin pikë në këtë sfidë direkte. Takimi pa nisur mirë ende pati një polemikë nga i përhershmi Jose Mourinho.

Gjyqtari Michael Taylor banon vetëm 6 kilometra nga Mançesteri dhe Mourinho mendon se një presion i tillë mund të ndikojë në qetësinë e tij.

Kaq mjaftoi që federata angleze të hapë një hetim për deklaratat e portugezit. Jurgen Klopp do të synojë një tjetër sukses ndaj Jose Mourinho, të cilin e ka mundur 3 herë më parë në përballjet mes ekipeve që kanë drejtuar.

Mourinho ka festuar vetëm një herë, ndërsa një takim është mbyllur në barazim. Rooney pritet ta nisë edhe në këtë sfidë nga stoli. Gjithçka është gati për supersfidën e javës së tetë të Premier League do të nisë sot në orën 21:00./TV KLAN