Liverpool nuk dorëzohet për titullin, duke fituar 2 – 0 përballjen në fushën e Cardiff City. Një sukses i vendosur me 2 gola në pjesën e dytë të realizuar nga Wijnaldum dhe Milner. Liverpool është ngjitur në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Manchester United e vështirëson rrugën drejt zonës Champions. Humbja 4 – 0 në fushën e Everton është më e thella që kur Solskjaer mori drejtimin e ekipit.

Disfatë 3 – 2 për Arsenal në shtëpi. Crystal Palace befasoi Topçinjtë e Londrës, duke e bërë më interesante garën për zonën Champions. Përpjekjet e lojtarëve të Arsenal për të kthyer situatën nuk sollën të paktën 1 pikë.

Tv Klan