Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Everton në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Hap fals nga “topçinjtë” në garën për titull, me Liverpool që merr një asist nga rivalët e qytetit.

Arsenal e mbylli në avantazh pjesën e parë pas golit të shënuar nga Trossard në minutën e 34-t. Megjithatë, një gol i Ndiaye me penallti në minutën e 49-të, barazoi shifrat në 1-1, në atë që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Në këtë sfidë, luajti edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 65-të.

Me këtë barazim, Arsenali mban vendin e dytë me 62 pikë, 11 pikë më pak se Liverpool, ndërsa Everton renditet në vendin e 14-të me 35 pikë. /tvklan.al