Tottenham fiton në fushën e Manchester UTD

Humbje të papritura në javën e katërt të Premier League. Liverpool u mund thellë 7–2 në fushën e Aston Villa që bën hapa para në renditje, ndërsa Tottenham i Jose Mourinho ia doli të fitojë 6–1 ndaj Manchester United në Old Trafford.

Ekipi kampion në fuqi të Anglisë u shpërfytyrua, si rrallë herë për një skuadër të drejtuar nga Jurgen Klopp. Jose Mourinho duket se mori një revansh ndaj Manchester United.

Premier League kryesohet nga Everton që i ka pikët e plota, 12, pas 4 javësh kampionat. Ndeshja kryesore e javës në Serie A mes Juventus dhe Napoli nuk u zhvillua.

Skuadra napolitane nuk udhëtoi drejt Torinos pas rasteve me Covid-19, ndërsa vendasit zbritën në fushë në orën e caktuar. Pritet që tani të merret një vendim për humbje në tavolinë të Napoli.

Lazio–Inter u mbyll në barazim 1–1, ndërsa Milan mundi 3–0 Spezia. Në vendin e parë në klasifikim pas 3 javësh është Atalanta me 9 pikë pas fitores 5–2 me Cagliari.

Në Spanjë, Barcelona u ndal në një barazim 1–1 nga Sevilla në shtëpi. Real Madrid mori fitoren e radhës në kampionat, kësaj here 2–0 ndaj Levante. Real udhëheq renditjen e La Liga me 10 pikë.

Tv Klan