Fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Villareal

Superliverpool kaloi në finalen e Champions League. Ishte një rezultat surprisë fitorja 3-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Villareal.

Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 2 me Dia. Ndeshja ishte e luftuar por ishte sërish Villareal që shënoi golin e dytë. U duk se do të ishte një ndeshje jo e mirë për Liverpool deri në mesin e pjesës së dytë kur anglezët gjetën golin e parë me Fabinho.

Shënoi aq thjeshtë sa tregoi se skuadra e Klopp, kishte nevojë për pak më shumë qartësi për të fituar edhe sfidën e dytë dhe në fakt ashtu ndodhi.  në të 67 erdhi goli i dytë nga Dias e më pas i treti nga Mane për t’i vrarë të gjitha shpresat për skuadrën spanjolle. Rezultati i përgjithshëm 5-2 për të dy ndeshjet mes tyre u bë i pakapërcyeshëm nga Villareal që gjithsesi i bëri të gjitha përpjekjet.

Liverpool riikthehet në finalen e Champions pas sezonit 2019, në atë vit kundër tottenham e fitoi me golat e Salah dhe Origi.

Finalistja tjetër do të vendoset nga sfida Real Madrid – Manchester City. Anglezët e kanë fituar të parën 4-3.

Tv Klan