Liverpool ngriti trofeun e fituar disa javë më parë. Pas fitores 5 – 3 me Chelsean të mërkurën, shpërtheu festa në stadiumin Anfield. Lojtarët iu gëzuan në fushë, ndërsa hidheshin fishekzjarre.

Tifozët nuk menduan për masat anti Covid-19, por u grumbulluan jashtë stadiumit. 30 vite pritje për triumfin në Premier Ligë ishin shumë për ta.

Një sezon i shkëlqyer i Liverpool, pasi në 37 javë ka fituar 31 takime, 3 i ka barazuar dhe 3 të tjerë i humbi duke grumbulluar 96 pikë. Ky është titulli i 19 në historinë e klubit. Një arritje e madhe e Jurgen Klop, pas atij në Champions League dhe botërorin e klubeve.

Tv Klan