64 rezultate pozitivë në Anfield Road

Liverpool nuk njeh humbje në fushën e tij në kampionat prej 64 takimesh. Skuadra e Jurgen Klopp numëron 53 fitore e 11 barazime prej prillit të 2017. Një rekord i ri për klubin e Anfield Road që kalon atë viteve 1978 – 1981.

Suksesi 3-0 ndaj Leicester City tregoi se di të ndalë një nga kundërshtarët më në formë të momentit.

Një sfidë e hapur me autogolin e Evans dhe që pasoi më pas me realizimet e Diogo Jota dhe Roberto Firmino e çojnë në të njëjtën kuotë pikësh me Tottenham e vendit të parë, që udhëheq për shkak të golavarazhit.

Me ekipin e Mourinho do të luhet përballja më 16 dhjetor në shtëpi. Por deri atëherë janë edhe 3 takime që do të jenë teste për këtë sfidë me një rival për titullin në Premier League.

Tv Klan