Përfitojnë Everton e Tottenham

Liverpool është zyrtarisht në krizë. Fitorja ndaj Sheffield Junajtid nuk ka rezultuar pikë kthese për djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp, që u mposhtën 1-0 nga Chelsea, në klasifikimin e futbollit anglez.

Blutë e Londrës iu falën një goli të Mount në minutën e 42-të për të mposhtur Liverpool dhe për të regjistruar fitoren e parë në “Enfilld” pas më shumë se 7 vitesh.

Tre pikë shumë të rëndësishme për londinezët që janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë.

Ndërkaq, Liverpool vijon ecurinë negative në kampionat dhe shënon humbjen e pestë radhazi në shtëpi, statistika më e keqe në historinë e tyre.

Formë që i nxjerr totalisht nga gara për titull, por njëkohësisht vështirëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Fitore minimale por me mjaft vlera mori Everton në transfertën e West Bromwich. Skuadra e Ancelottit triumfoi 1-0 falë një goli të Riçarlson. Tre pikësh që i mban në vendin e katërt me 46 pikë.

Rezultat i njëjtë dhe në sfidën mes Fulham dhe Tottenham, me “gjelat” që triumfuan 1-0 falë autogolit të Adarabioyo.

Fitorja e dytë radhazi për Tottenham, që gjendet e 8-ta me 42 pikë.

Klan News