Liverpool është vetëm një fitore larg titullit kampion në Premier League. Të kuqtë e Arne Slot regjistruan një fitore të rëndësishme ndaj Leicester në transfertë, me rezultatin 1-0.
Në një sfidë shumë të luftuar dhe të vuajtur, golin e vetëm të takimit e shënoi Tren Alexander Arnold në minutën e 76-të.
Me këtë sukses, Liverpool vazhdon i qetë në krye të renditjes me 79 pikë, plot 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Në rast se të kuqtë fitojnë sfidën e radhës në shtëpi ndaj Tottenham, do të siguronin matematikisht titullin kampion, pas një sezoni të dominuar totalisht.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al