Man United dështoi në “Old Trafford”

Me dy gola të Salah, njërin me 11-metërsh dhe një të Matip, Liverpool mundi Arsenalin në “Anflield Road”, në përballjen direkte mes tyre për vendin e parë të renditjes së Premier League. Që në minutën e 6 e gjetën avantazhin vendasit me Matip. Topçinjtë mblodhën veten shpejt dhe tentuan të kthejnë rezultatin. Pjesa e parë përfundoi kështu.

Në të dytën ishte Salah që brenda 10 minutave shënoi dy herë. Në fundin e ndeshjes, Lucas Torreira shënoi golin e vetëm për Arsenal, por ishte shumë vonë për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes.

Manchester United pësoi humbjen e parë sezonale. Në Old Trafford, djajtë u mundën 2-1 nga Crystal Palace. Skuadra e Solskiaer kaloi në dizavantazh në minutën e 32, falë Ayew.

Në minutën e 70’ United humbi një 11-metërsh me anë të sulmuesit kryesor Marcus Rashford.

Manchester barazoi një minutë para fundit të kohës së rregullt, por skuadra mike shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë duke gjetur golin e fitores me van Aanholt.

Më herët Chelsea mundi në transfertë Norwich City. Heroi i ndeshjes Tammy Abraham  me dy gola të shënuar. Ai realizoi që në minutën e 4. Pjesa e parë përfundoi 2-2 pasi Norwich barazoi në dy raste.

Në pjesën e dytë Abraham, mori një top nga thellësia nga Kovacic dhe gjeti mundësinë për të shënuar golin e fitores dhe tre pikëve për Chelsea.

Tv Klan