Suksesi ndaj Flamengos, në kohë shtesë

Liverpool shpallet kampion bote për klube. Anglezët kanë mundur në finale ekipin brazilian të Flamengos, me rezultatin 1 me 0. Koha e rregullt u mbyll në barazim.

Skuadra e Jurgen Klop luajti më mirë në këtë finale. Goli u shënua nga Firminjo në minutën e 99′, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Liverpul hakmerret kështu pas 38 vjetësh ndaj Flamengos që e kishte mundur 3 me 0 në finalen, që atëherë quhej, Kupa Interkontinentale.

Tv Klan