Zërat që e largojnë Mohamed Salah nga Liverpool janë pasuar me përforcime të mundshëm. Sipas mediave angleze po shikohet për të forcuar në aspektin sulmues. Një nga kandidatët është Xherdan Shaqiri. Mesfushori që luan prej vitit 2015 me Stoke City duhen 12 milionë paund. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për futbollistin me prejardhje shqiptare.

Më parë 26-vjeçari është aktivizuar edhe me Basel, Inter dhe Bayern Munchen. Liverpool shikon edhe jashtë Premier League dhe alternativë është Nabil Fekir i Lyon.

Çmimi i tij është 50 milionë paund. Trajneri Jurgen Klopp synon të ndërtojë një ekip konkurrues, Liverpool në sezonin e fundit mbërriti deri në finalen e Champions League.

Tv Klan