“City humbet një ndeshje. Nuk janë më të pathyeshëm. Idhujt e Klopp.”

Këto janë titujt në faqet e gazetave angleze pas humbjes së parë të Manchester Cityt në kampionat. Liverpool arriti të mundë me rezultatin 4 – 3 kryesuesit e Premier Leagues që janë shkëputur nga ndjekësit, duke qenë më pranë me titullin.

“Është një ndeshje që do të hyjë në histori dhe mund të jetë humbja e vetme e Manchester City për këtë sezon. në minutat e fundit nuk pata frikë se do të pësonim golin e katërt, pasi i njoh lojtarët.”

Pep Guardiola thotë se ky moment duhet kaluar sa më shpejt.

“Pasi e nisëm ndeshjen mirë në pjesën e dytë pësuam 3 gola për 10 minuta dhe shpërdoruam disa kundërsulme. Mund të ndodhë gjatë një sezoni, por duhet të përpiqemi ta kthejmë sa më shpejt.”

Takimi i luajtur të dielën në “Anfield Road” ishte sfidë e ndezur me dhe raste deri në fund. Manchester City do të luajë ndeshjen e ardhshme me Newcastle, ndërsa Liverpool me Swansea.

Tv Klan