SHBA: Të tjerë zyrtarë “Non Grata” për shkak të korrupsionit

Posta

SHBA: Të tjerë zyrtarë “Non Grata” për shkak të korrupsionit

09:42 22/10/2019

“DASH po heton zyrtarë aktualë dhe të kaluar”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të fortë në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të sundimit të ligjit.

Selia diplomatike ka bërë një shpjegim për Nenin 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara në bazë të të cilit Sekretari i Shtetit kur mëson se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor ka autoritetin të shpallë ‘Non Grata’ individët dhe anëtarët e familjes së tyre të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Numërohen rreth 100 raste të tillë në botë, por të parët erdhën nga Shqipëria.

Në video të shpërndarë online, Ambasada Amerikane thotë se vijon puna për të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë në raste korruptive.

Selia diplomatike e rrugës së Elbasanit thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi