Llatja: Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin në Dhjetor 2021



Llatja: Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin në Dhjetor 2021

12:27 17/10/2020

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte në inceneratorin e Elbasanit këtë të shtunë ku tha se sipas kontratës koncesionare, administrata e tij do të nisë procesin për marrjen në dorëzim të investimit në Qershor të vitit tjetër.

“Është investim i shumëkërkuar nga qytetarët e Elbasanit. Mbetjet digjeshin në natyrë. Është kollaj sot të harrosh. Ka një kontratë koncesionare e cila mbaron në 16 Dhjetor 2021 dhe sipas asaj kontrate procedurat për të filluar procesin e marrjes në dorëzim fillojnë gjashtë muaj para, pra në Qershor të vitit tjetër bashkia me grupet e veta do të vijë për të filluar procesin e marrjes në dorëzim. Më duket shumë e padrejtë të paragjykosh një proces që është më shumë se 7 muaj para afatit të fillimit të marrjes në dorëzim”, tha Llatja i cili shtoi se bashkia e Elbasanit nuk harxhon për menaxhimin e mbetjeve.

 Drejtuesi i impianit të përpunimit të mbetjeve, Enea Murataj tha se e vetmja kërkesë ndaj bashkisë ka qenë që këta të fundit të sjellin staf për menaxhimin e impiantit. Murataj bëri thirrje që të mos bëhen thashetheme, por të shkohet në incenerator dhe të faktohen faktet. Ai sqaroi se inceneratori ka injektuar energjinë elektrike në rrjet pavarësisht se nuk është arritur një marrëveshje për të pasur faturën.

“Mesatarja ditore që aktualisht gjeneratot po djeg është 80 tonë. Pjesa më e madhe është mbetje e riciklueshme, mbetje organike një pjesë e vogël, ndërsa pjesa tjetër shkon për incenerim.  Subjekte të huaja që janë të interesuar. Kemi marrë përshtypjet më të mira. Këtu punohet 24 orë në 7 ditë të javë stë gjithë mund ta vizitojnë, por jo të bëjnë thashetheme, ta faktojnë këtu në vend se çfarë bëhet.

Energjia elektrike varet nga ngarkesa që punon dhe i shtojmë fuqisë kalorifike të mbetjeve, ngarkesa maksimale nëse inceneratori do punonte me 120 deri në 140 tonë ngarkesa elektrike që që do injektonte do të ishte 2.85 megavat.  Me ERrE nuk është arritur një marrëveshje. Pavarësisht se nuk kemi pasur një marrëveshje nuk kemi pasur një faturë, por është bërë injektimi i energjisë elektrike në rrjet”, tha Murataj.

Murataj u shpreh para mediave se impianti funksionon që nga viti 2017./tvklan.al




Të ngjashme