Sulmi me molotov ndaj godinës së Kryeministrisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në rrjetet sociale, Ministri thotë se demokracia nuk ndërtohet me molotov dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga sulmet ndaj institucioneve. Në reagimin e tij Lleshaj thekson se askush nuk mund ta djegë përsëri Shqipërinë.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! 

Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”,

thotë ai në një postim në Twitter

.

/tvklan.al