Pas përplasjeve në KZAZ-të në Shkodër dhe Tropojë ka reaguar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas tij, procesi zgjedhor do të vijojë dhe kush mundohet të pengojë atë do të përballet me forcën e ligjit.

Lleshaj sqaroi edhe pretendimin e Partisë Demokratike për takimin mes tij dhe truprojës së Lulzim Bashës.

Lleshaj ka prekur dhe situatën e kultivimit të bimëve narkotike me kontrollet që vijojnë duke thënë se përgjegjësi për rastet e kultivimit do të kenë të gjitha institucionet.

Tv Klan