Kultivimi i kanabisit është ulur ndjeshëm

Pasi u konfirmua nga Policia e Kosovës dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar në parlament se ka policia shqiptare ka marrë në muajin Qershor një sasi gazi lotsjellës nga Kosova, por nuk e ka përdorur në protestat e opozitës dhe e ka kthyer mbrapsht.

 “Më 2019, institucionet e shtetit shqiptar janë vërë përballë sulmeve të dhunshme, që kanë paraqitur rrezik për institucionet për jetën e qytetarëve, të deputetëve, të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe kanë sfiduar rendin kushtetues të Shqipërisë. përballë këtyre kushteve, policia ka aplikuar një strategji de-eskaluese, që synon jo përshkallëzim, por de-eskalim. Policia ka vepruar një shkallë më poshtë, në nivelin me të cilin është ndeshur, dhe ka luftuar që të mos ketë asnjë viktimë. Ja ka dalë të mbrojë jetën e qytetarëve. Ja arritën për herë të parë që të mos kemi gjak në rrugët e vendit, armë e jetë të humbura. Gazi është përdorur nga rezervat që policia ka pasur që prej qeverisjes së mëparshme”

Në interpelancën me deputetët e opozitës, ministri i Brendshëm foli edhe për rënie të ndjeshme të kultivimit të kanabisit.

Ministri tha gjithashtu se edhe siguria në vend është rritur.

Tv Klan