Qyteti i Shkodrës, vatër e rrezikshme infeksioni

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka inspektuar tregjet në qytetin e Shkodrës për të parë nga afër masat e mara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Masat janë të pjesshme. Në tregjet ka probleme të mëdha. Nuk respektohen parametrat minimale. Ne do t’i thellojmë masat e sigurisë në Shkodër. Polica e Shkodrës do të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët”.

Sipas Lleshajt jemi në një situatë jo të zakonshme dhe kërkoi nga qytetarët të evitojnë grumbullimet.

Por në një reagim për mediat, ish-kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tha se reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i vonuar për të sëmurët me Covid-19.

Shkodra është një nga vatrat më të mëdha të të infektuarve me Covid-19.

Tv Klan