Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur me një reagim në Twitter Presidentit Ilir Meta.

Pas deklaratave të Presidentit, i cili akuzon qeverinë për grusht shteti dhe paralajmërimit për një tubim më 2 Mars, ministri Lleshaj shprehet se është koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit.

”Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.”

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës, ndaj deklaratave të Ministrit Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i kreut të shtetit shkruajti: “Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!” /tvklan.al