Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi nga Korça se çdo person që do të tentojë të pengojë procesin zgjedhor në 30 Qershor do të japë llogari para ligjit. Në një takim me strukturat vendore të policisë, ndërsa ai tha se  policia do të marrë të gjitha masat që zgjedhjet të zhvillohen me parametrat e kërkuar.

“Askush nuk mund t’i ndalojë zgjedhjet, zgjedhjet janë të qytetarëve shqiptarë. Sigurisht që nëse do të ketë njerëz që do të dalin nga kufijtë e arsyes dhe të ligjit, patjetër që organet përkatëse të sigurisë dhe të ligjzbatimit do të marrin masat e duhura. Plane ka për gjithçka”.

Ministri i Brendshëm diskutoi me drejtuesit e lartë të policisë lokale edhe për masat e marra në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ai theksoi se për çdo rrënjë kanabisi të gjetur pas datës 15 Qershor do të nisë procedim ndaj çdo polici për shpërdorim detyre.

Tv Klan