Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë për media vetëm një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, tha se do të kishte qenë mirë që ndalimi i Dollapit të ishte menaxhuar ndryshe nga forcat e policisë.

Sigurisht, do të kishte qenë mirë që edhe ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e njërit prej organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë diçka ndryshe. Mirë do të ishte, që siç duruan në mënyrë stoike, për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në pushtetet e kundërshtimit

”, tha Lleshaj.

Por ministri tha se ai episod gjatë ndalimit të Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi, nuk mund të mbulojë apo justifikojë zjarrin ndaj policisë.

Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë, apo të justifikojë historinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi policinë.

Dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra. Verbëria e sulmeve nuk kurseu as qytetarë të tjerë të papërfshirë në ngjarje. Sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit, durimit heroik, qetësisë dhe profesionalizmit të panjohur më parë të policisë së shtetit.

/tvklan.al