Për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj përgjimet e publikuara nga “Bild” janë një rast i shkëputur nga hetimet që po kryen prokuroria, por nuk mund të konsiderohen si prova për blerjen e votave.

“Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, pra për rastin konkret dhe përgjimet nuk janë prova, janë indicie që çojnë te provat dhe duhet të presim që rasti të sqarohet nga organet përkatëse që po e hetojnë.”

Ne një intervistë për “Deutsche Welle” këto përgjime sipas ministrit të Brendshëm nuk e penalizojnë Shqipërinë.

“Publikimi i videos me përgjimet në gazetën “Bild” nuk prish imazhin e Shqipërisë. Shqipëria është shumë më e madhe se një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Sigurisht që asnjë lajm sa do i vogël, që nuk është pozitiv e nuk na pëlqen se nuk i pëlqen askujt, por besoj se çështja duhet të merret me qetësi.”

Në fund Lleshaj foli edhe për situatën politike dhe protestat në Shqipëri ku i bëri thirrje opozitës që të mos sulmojë policinë.

Tv Klan