Incidentet në KZAZ, Lleshaj: Askush nuk i shpëton ligjit

Incidentet në KZAZ, Lleshaj: Askush nuk i shpëton ligjit

21:17 18/06/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmjen e kësaj të marte në një KZAZ në Shkodër. Lleshaj i quan të turpshme veprimet e përfaqësuesve të opozitës dhe i bën me dije së dhunuesit nuk do ti shpëtojnë ligjit.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, shkruan ministri./tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT