Lleshaj: Policisë do t’i jepen më shumë atribute për përgjimet

Lleshaj: Policisë do t’i jepen më shumë atribute për përgjimet

23:04 11/11/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se po punohet për ndryshimin e legjislacionit që do t’i japë më shumë mundësi policisë të godasë krimin. Lleshaj theksoi se policisë, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca në fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete.

Këta që sfidojnë në rrugë, ke prej tyre që shoqërohen përditë. Për banditët e rrugëve po merren masat dhe ne do mbyllim brenda muajit Nëntor masat ligjore të cilat do bëjnë jetën e tyre shumë herë më të vështirë. Sepse do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha Lleshaj.

Kujtojmë që disa javë më parë, po nga e njëjta studio, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të veçantë për të gjithë personat me precedentë kriminale, për të cilët tha se do iu rezervohet një trajtim “që nuk i shkon në mendje asnjërit sot në Shqipëri”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi