Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shkroi: “

Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë plagosur 6 persona në protestë, 2 efektivë të policisë dhe 4 protestues.

Lleshajt iu përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili i kërkoi ministrit të ndalë provokimin ndaj protestuesve.

“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqësor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatoje ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës, duke larguar provokatoret që ke futur mes nesh!”./tvklan.al