Lleshaj reagon për rastet e abuzimeve me të mitur


Lleshaj reagon për rastet e abuzimeve me të mitur

11:30 06/06/2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një vizite këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Hani të Hotit, ka reaguar për rastin e abuzimit seksualisht me një vajzë të mitur nga efektiv policie në Fushë-Arrëz.

Lleshaj gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se po punohet për zhvillimin e një instrumenti të ri i cili do të trajtojë këtë fenomen. Sipas tij, duhet ndërtuar struktura e cila të mund të bëjë bashkë disa faktorë, shkollës, shoqërisë civile që kjo çështje të merret në kontroll.

Ministri tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime por nuk tha me tepër detaje.

“Rëndësi ka krijimi i klimës së lirisë për të denoncuar dhe i bëj thirrje medias, se shpesh njerëzit i druhen denoncimit për shkak të mediatizimit të gjerë të çështjes se viktimat reale, që druhen se gjithçka që do flasin do artikulohet në media e do artikulohet me qindra herë. I kam ndjekur me trishtim këto ditë lajmet e pafundme për një rast shfrytëzim prostitucioni në Shqipërinë Qendrore, ku në mënyrë të habitshme pasqyrohen të gjitha dialogët e dosjes së prokurorisë në media me preçizion, deri pervers të të gjitha detajeve, dialogëve e SMS-ve… Është e rëndësishme t’i bëj thirrje medias të mundohet të ruajë nga publiciteti detajet e rasteve, sepse kështu i frenojmë viktimat për të denoncuar. Pa denoncim s’ka reagim”. /tvklan.al




Të ngjashme